Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TANAP dhe TAP Përfundojnë Lidhjen e Gazsjellësit

27 nëntor 2018

Baar, Zvicër. Këtë muaj, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Gazsjellësi Trans Anatolian (TANAP) përfunduan me sukses bashkimin e tyre përfundimtar me "saldimin e artë, i cili i lidhi fizikisht dy gazsjellësit.

 

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm drejt përfundimit të Korridorit Jugor të Gazit (SGC), një infrastrukturë e re për energjinë që do të rrisë sigurinë dhe mundësitë për furnizim me energji. Korridori Jugor i Gazit (SGC) do të sjellë gaz natyror nga fusha e gazit "Shah Deniz 2" në Detin Kaspik në Turqi dhe, më pas, në tregjet evropiane.

Saldimi i artë përfundoi me sukses nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të TANAP dhe TAP në kufirin turko-grek.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP tha: "Jam shumë i kënaqur që kwtw muaj wshtw hedhur pwrpara një hap tjetër historik. Bashkimi i TAP me TANAP tregon se po shkojmë drejt përfundimit të Korridorit Jugor të Gazit dhe do të sjellim gaz në Evropë në vitin 2020, duke ju pwrmbajtur planit tonw. Falënderoj TANAP-in, autoritetet, qeveritë dhe të gjithë ata që janë përfshirë në realizimin e kwtij bashkimi."

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Tashmë që sasia e parë e gazit po transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).