Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Një Kopsht i Ri i Ndërtuar nga TAP Çel Dyert në Pashalli

13 dhjetor 2018

Ura-Vajgurore, Shqipëri. Më 13 dhjetor 2018, përfaqësues të Gazsjllësit Trans Adriatik dhe Autoriteteve shqiptare përuruan kopshtin e fshatit Pashalli, një investimi prej rreth 200’00 euro. Kopshti u ndërtua nga e para nga TAP si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore.

 

Mbi 30 fëmijë, nga mosha tre deri në gjashtë vjeç, kanë një kopsht krejt të ri dhe të standardeve më të larta. Për ndërtimin e kopshtit të ri, sipas standardeve të larta që zbaton TAP, u deshën rreth gjashtë muaj.

Për të përuruar godinën e re të kopshtit ishin të pranishëm në fshatin Pashalli Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi; Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj; Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri; përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit; stafi i kopshtit si edhe fëmijët bashkë me prindërit.

Pasi u zbulua pllaka me mbishkrimin që shënon ndërtimin e kopshtit të ri, drejtoresha e kopshtit u tregoi të pranishmëve ambientet e brendshme ku do të qëndrojnë të vegjlit. Për ndërtimin e një godine të re u vendos pas vlerësimit nga ana e inxhinierëve të cilët dolët në përfundimin se godina e vjetër e kopshtit ishte shumë e amortizuar dhe nuk mund të rikonstruktohej.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e krijimit të kushteve sa më të mira për shkollat si i vetmi mjet për zhvillimin e shoqërisë: “Ne kemi bërë disa vepra, nuk është vetëm kjo, por kjo sot i shkon drejtpërdrejt fëmijëve të kësaj zone, si një nga prioritetet që ka pasur bashkia për problematikat sociale. Dhe më vjen mirë që arritëm të realizonim një kopsht me të gjitha kushtet, por që do të shërbejë edhe si qendër sociale. Aktiviteti ekonomik i TAP do të sjellë shumë përfitime edhe në vazhdim.”

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, përshëndeti investimin e TAP këtë komunitet dhe në veçanti për fëmijët. Ajo shtoi: “Jam e lumtur që fëmijët e fshatit Pashalli kanë një kopsht me të gjitha kushtet. Ky kopsht i bashkëngjitet edhe 8 kopshteve të tjera, ku është ndërhyrë në Bashkinë e Urës Vajgurore. Me TAP kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi arritur të realizojmë investime shumë të rëndësishme.” 

Në fjalën e tij gjatë përurimit të kopshtit të ri, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shpreh: “Mikpritjes së këtyre komuniteteve ne i jemi përgjigjur me investime sociale dhe mjedisore. Kopshti i ndërtuar nga e para në Pashalli është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira që TAP ka krijuar me komunitetet dhe qeverisjen vendore, pasi investime të tilla nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin e të gjitha palëve. Ndihemi shumë mirë dhe krenar që kemi ndërtuar një kopsht model dhe të standardeve më të larta.”

Kopshti i fshatit Pashalli është njëkatësh dhe ka një sipërfaqe të brendshme prej 360 m2 ndërsa pjesa e oborrit është 690m2. Vëmendje e veçantë i është kushtuar efikasitetit të energjisë dhe kontrollit të temperaturës. Kjo u arrit përmes termo-izolimit të gjithë fasadës dhe instalimit të një sistemi qendror ngrohjeje. Duke i qëndruar standardeve të TAP, edhe kopsht i fshatit Pashalli është i pajisur me fikëse zjarri.

Në Urën Vajgurore, përveç shkollës kopshtit të Pashalli, TAP ka ndërtuar nga e para shkollën “Llukë Mita” në fshati Konizbaltë dhe ka rikonstruktuar shkollën “Tre Dëshmorët” në fshatin Pobrat.

TAP është një nga shoqëritë private që ka investuar më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Deri më tani, TAP ka investuar rreth 4 milion euro për 8 shkolla dhe kopshte përgjatë gjurmës së gazsjellësit, si pjesë e Investime Sociale dhe Mjedisore, programi për Zhvillimin e Edukimit. Ndërkohë qe vlera e plotë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP për Shqipërinë është 14 milion euro.

 

FUND

Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

 

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

në Zhvillim e Sipër

 

  • Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë.
  • Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para e shkollës i shkollës "Xhemal Çekini", Uznovë, Berat.
  • Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.
  • Rehabilitimi i sistemit ujitës Kuç – Bilisht
  • Rehabilitimi i degës së sistemit ujitës të Dërmenasit
  • Ndërtimi i tregut të Korçës
  • Pajisja me mjete dhe rinovimi i Laboratorit të Fakultetit të Gjeologji Minierave

 

 

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Tashmë që sasia e parë e gazit po transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al  Twitter | Facebook | Instagram | YouTube