Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Një Muze për Fotografin e Famshëm Gjon Mili nga TAP

22 dhjetor 2018

Korçë, Shqipëri. Me datë 22 dhjetor 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Korçës përuruan Muzeun Gjon Mili. Ky investim prej rreth 425’000 euro nga ana e TAP është pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore.

 

Në muze do të ekspozohen mbi 240 foto të Gjon Milit, fotografit shqiptar që i dha fotografisë botërore një dimension të ri. Gjon Mili (1904 - 1984) ishte një pionier i përdorimit të intrumentave stroboskopik për të fotografuar disa sekuenca veprimesh në një foto te vetme. Ai është i njohur për fotografitë e Pikasos duke vizatuar me dritë.

Në ceremonitë e hapjes së dyerve të muzeut për publikun ishin të pranishëm Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro; Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo; Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi; Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri; artistë të arteve pamore nga e gjithë Shqipëria dhe banorë të qytetit të Korçës.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar përkujdesjen e TAP në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shtoi: “Sot kemi një muze më shumë dhe për këtë duhet të falënderojmë TAP që ka treguar se është një partner i rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Jo shumë larg nga këtu TAP ka nxjerrë në dritë dy site arkeologjike shumë të rëndësishme për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.”

Sotiraq Filo, Kryetari i Bashkisë së Korçës, duke ju drejtuar të pranishmëve tha:Jam shumë i lumtur që qytetit të Korçës i kemi hapur një tjetër muze, një tjetër pikë ndalimi për vizitorët e shumë të qytetit. Ky është një muze kushtuar një prej fotografëve më të njohur në botë dhe i lindur në Korçë. Për hapjen e këtij muzeu duhet të falënderojmë kontributin e TAP që rikonstruktoi godinën ku janë ekspozuar foto e Gjon Milit.”

Duke përshëndetur hapjen e muzeut Gjon Mili, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha: “Sot po i shtojmë një tjetër muze Korçës duke e bërë qytetin me më shumë muze në Shqipëri. Dua të falënderoj TAP për investimin, pa të cilin hapja e këtij muzeu do vazhdonte të ishte utopi.”

Në fjalën e tij, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, tha: “Ndihem i lumtur që sot po përurojmë një nga investimet sociale dhe mjedisore më të rëndësishme të TAP në fushën e kulturës, Muzeun Gjon Mili. Është shumë e rëndësishme të nxjerrim në dritë dhe të promovojmë vlerat më të mira nga Shqipëria. Për ta bërë këtë kemi nevojë që personalitete si Gjon Mili, t’i njohim vetë e t’jua tregojmë edhe të tjerëve. Ky muze i shërben më së miri këtij qëllimi dhe unë jam shumë krenar për këtë investim të TAP.”

U deshën rreth 9 muaj punë që ndërtesa e njohur si Godina Rumune, tejet e amortizuar, të rikonstruktohej plotësisht dhe të kthehej në një muze kushtuar Gjon Milit.

Realizimi i Muzeut Gjon Mili paraqiste një sfidë të dyfishtë pasi duhej të rikonstruktohej godina e cila ndodhej në kushte tejet të amortizuara dhe hapësira e brendshme duhej të modelohej për të mirëpritur një muze.

Falë investimit të TAP u arrit që Korçës t’i shpëtohet një prej godinave më simbolike, duke e kthyer atë në ditët e saja më të mira. Rikonstruksioni i fasadës së jashtme është bërë duke respektuar çdo detaj të arkitekturës origjinale të godinës ndërsa pjesa e brendshme është organizuar në galeri që shtrihen në dy kate. Janë mbi 600 metra katrorë ku tashmë ekspozohen disa prej fotove më të vlerësuara të Gjon Milit.

Abkons, kontraktori i TAP për Investimet Sociale dhe Mjedisore, supervizoi punimet ndërkohë Leon Konstruksion ka realizuar punimet.

 

Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

 

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

në Zhvillim e Sipër

 

  • Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para e shkollës i shkollës "Xhemal Çekini", Uznovë, Berat.
  • Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.
  • Rehabilitimi i sistemit ujitës Kuç – Bilisht
  • Rehabilitimi i degës së sistemit ujitës të Dërmenasit
  • Ndërtimi i tregut të Korçës
  • Pajisja me mjete dhe rinovimi i Laboratorit të Fakultetit të Gjeologji Minierave

 

 

FUND

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube