Skip to main content

Kthehu pas

Përditësimet kadastrave në Greqi

07 korrik 2014

 

Nën kontraktorët e TAP-it në Greqi përditësuan ‘kadastrën’ ose informacionin ekzistues mbi pronësinë dhe përdorimin e të gjitha parcelave të tokës të ndikuara nga projekti i gazsjellësit. Ky proces synonte të krijonte një hartë kadastrave të detajuar dhe gjithëpërfshirëse bazuar në anketimet dhe ekzaminimin e regjistrave ekzistues të tokës.

TAP-i ftoi pronarët dhe përdoruesit e tokave nga bashkitë e:

Kastoria, Argos Orestiko, Nestorio, Eordaia, Amyntaio, Naousa, Edessa, Skydra, Pella, Chalkidonato të vizitonin Zyrën e Anketimit Kadastral në Bashkitë përkatëse ku operonte nën kontraktori i tij vendor TOPMAPS J/V për të:

Kontrolluar me ndihmën e specialistëve të kontraktuar nëse toka në pronësinë e tyre ose toka në përdorim ishte e ndikuar nga gjurma e gazsjellësit dhe zonat e sigurisë.

Shqyrtonin paraqitjen e të Dhënave Kadastrale dhe nëse ishte e nevojshme të dorëzonin një Formular Aplikimi për Korrigjim.

Deklaronin pronën e tyre me qëllim të jepnin kontribut për plotësinë e Kadastrës së TAP-it.

Të mësonin si të konfirmonin pronësinë e tyre ose përdorimin e tyre të tokës në parcelat e ndikuara për të siguruar se prona e tyre eventualisht, nëse preket, do të merret në konsideratë për kompensim.

Periudhën e dorëzimit për Formularët e Deklarimit të Pasurisë, Formularët e Aplikimit për Korrigjim dhe informacione të përgjithshme rreth projektit: 07.07.2014 - 08.08.2014

 

Orari:

E Hënë-E Premte: 09:00 - 16:00

E Mërkurë: 09:00 - 20:00

Lokalizoni zyrën e anketimit kadastral dhe pikën e informacionit në zonën tuaj >> [lidhje me dokumentin me detajet e kontaktit për të gjitha zyrat] në bashkitë e: Kastoria, Argos Orestiko,Nestorio, Eordaia, Amyntaio, Naousa, Edessa, Skydra, Pella, Chalkidona

Nën kontraktorët e TAP-it:

 

TOPMAPS JN- MAKEDONlKl ETM EE

Adresa: 21,25 Martiou Sir

54645 Thessaloniki

Tel: 2310 888950

Fax: 2310 888958

E-mail: info@makedoniki-etm.gr

 

Bashkitë e Oreokastro, Lagadas, Kilkis, Nea Zichni, Iraklia, Amfipoli, Prosotsani

 

J/V TOPMAPS - GAIA S.A.

Adresa: 95 Monastiriou

54267, Thessaloniki

Tel: 2310 540107

Fax: 2310 555659

Ε-mail: info@gaiasa.gr

 

Bashkitë e Nestos, Xanthi,Avdira, Topeiros, Iasmos, Komotini,Maroneia Sapes, Alexandroupoli,Soufli

 

J/V TOPMAPS - GEOMATICS S.A.

Adresa: 8 Zaimi Str,

10683, Athens

Tel : 210 3832264

Fax: 210 3807154

Ε-mail: info@geomatics.gr

 

Ju lutemi lexoni më shumë rreth procesit të Blerjes dhe Servitudit të Tokës.