Skip to main content

Kthehu pas

Konferencë: Tryeza e 18-të e rrumbullakët e qeverisë greke nga The Economist

09 korrik 2014

 

Rikard Scoufias, Drejtor Vendi për Greqinë, i TAP, mori pjesë në një diskutim në panel mbi gazin natyror. TAP ishte sponsorizuesi i aktivitetit.

Zgjedhjet evropiane të 22 deri në 25 maj 2014 ishin zgjedhjet më të rëndësishme deri tani ndërkohë që Bashkimi Evropian synon të kalojë periudhën e krizës ekonomike. Votuesve iu dha mundësia për të ndikuar drejtimin e ardhshëm politik të Evropës. Mënyra e re e të menduarit në Evropë vjen si rrjedhojë e faktit se drejtuesit e BE-së kanë nevojë të zbatojnë strategjinë e tyre për integrim më të ngushtë politik dhe ekonomik në mënyrë që të rikthehet besimi dhe stabiliteti.

Figura të njohura nga e gjithë bota patën edhe njëherë mundësinë të rrahin ide, të diskutonin hapur dhe të bënin propozime të reja mbi të gjitha çështjet që u mbuluan nga Tryeza e 18-të vjetore e Rrumbullakët.

Evropa 2050, mësimet që duhen marrë nga shtetet e BE-së mbi rimëkëmbjen ekonomike, ristrukturimin e ekonomisë greke, skemat e privatizimit dhe investimit, financat, energjia, turizmi, transportet, biznesi, teknologjia dhe inovacioni ishin temat kyçe të mbuluara në tryezën dy ditore të rrumbullakët të këtij viti.

Agjenda e Konferences