Skip to main content

Kthehu pas

Veprimtari për Bashkëpunim ndërmjet Kontraktorëve EPC dhe nën-kontraktorëve të mundshëm

19 janar 2015

 

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, do të organizojnë një vepritari për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kontraktorëve të parakualifikuar të Inxhinierisë, Prokurimit dhe Ndërtimit (EPC) të TAP dhe nën-kontraktorëve të mundshëm për ndërtimin e tubacionit në tokë dhe stacionet e kompresorëve, e cila do të organizohet në Hotel Rogner në Tiranë.

Ju lutemi të keni parasysh që pjesëmarrja në këtë veprimtari nuk garanton që kompania juaj do të sigurojë punë nga kompania TAP ose nga ndonjë prej kontraktorëve të tij. Kjo veprimtari ka thjeshtë si qëllim të sjellë së bashku partnerët e mundshëm të biznesit për të shqyrtuar dhe rritur mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre

Për informacion të mëtejshëm mbi procesin e prokurimit të TAP, ne ju inkurajojmë të vizitoni faqen e TAP: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies.

Ju lutemi kini parasysh se si rezultat i kapacitetit të kufizuar të vendeve, vetëm një përfaqësues nga çdo kompani mund të marrë pjesë në këtë veprimtari. Do të mund të regjistrohen kompanitë që vijnë të parat, prandaj për këtë arsye ne ju inkurajojme të regjistroheni në fillim. Pjesëmarrja në këtë veprimtari është pa pagesë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me shkrim në adresën e emailit: registrations@abkons.com