Skip to main content

Kthehu pas

Samiti Shqiptar për Naftën, Gazin dhe Energjinë

17 mars 2015

 

TAP-i sponsorizojë dhe morri pjesë në Samitin Shqiptar për Naftën, Gazin dhe Energjinë (17 dhe 18 mars 2015). Konferenca e nivelit të lartë shqyrtoi zhvillimet kryesore në sektorin energjetik shqiptar, duke u përqendruar veçanërisht në projektet e infrastrukturës energjetike.

Shkëlqim Bozgo, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, foli rreth rëndësisë së gazsjellësit për Evropën Juglindore si edhe për përfitimet në përgjithësi për rajonin. Në qendër të prezantimit të TAP-it ishte edhe progresi i deritanishëm i projektit dhe etapat e ardhshme të tij.

Eventi u mbështet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë (MEI) dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Faqja e internetit e Konferencës.