Standartet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë Skip to main content

Kthehu pas

Standartet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë

06 korrik 2016

 

TAP do prezantojë dhe mbështesë konferencën “Standartet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë”, që do mbahet në Tiranë, më 6 korrik.

Konferenca do të ofrojë një platformë për të gjithë të interesuarit e sektorit privat, përfaqësuesit e Qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, për të rritur ndërgjegjësiminmbi rëndësinë e sigurisë rrugore. Diskutimet do fokusohen në realitetin aktual shqiptar, sfidat dhe mbi të gjitha, do vlerësohen nisma dhe politika të reja.

TAP nisi ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, në korrik 2015 për të mundësuar kalimin e sigurtë të tubave dhe makinerive të rënda. TAP e vlerëson përherë me përparësi sigurinë teknike.