San Foca Skip to main content

Kthehu pas

San Foca

07 qershor 2014

Në prill të vitit 2014, makineria Skate III u kthye në San Foca për të kryer anketimin e fundit gjeo-teknik në afërsi të bregut të detit. 

Kujtesa e platformës ishte akoma e freskët në mendjen e banorëve të vendit, të cilët e mbanin mend makinerinë nga vizita e saj e parë në San Foca në vitin 2012.

Këtë herë, platforma duhet të vinte në mars. Fatkeqësisht për çështje burokratike dhe organizative jashtë kontrollit direkt të TAP-it, mbërritja e Skate III u shty deri në fund të prillit, çka përkoi me pushimet e Pashkës dhe ishte vetëm pak ditë përpara hapjes së sezonit turistik.

Me gjithë kushtet fillimisht të vështira, TAP-i u angazhua të minimizonte të gjitha shqetësimet e mundshme ndaj komuniteteve të vendit dhe ofroi informacione teknike gjithëpërfshirëse mbi anketimet dhe ndikimet e mundshme.

Në mënyrë që banorët e zonës të familjarizoheshin me Skate III, dhe për t’i siguruar ata në lidhje me praninë e saj përgjatë bregut të detit, TAP-i organizoi një vizitë me median tek platforma përpara se të nisnin veprimtaritë. Të gjithë gazetarët kryesorë të zonës, patën mundësi të hipin në bord dhe të shihnin se si do të funksiononte platforma. Ata gjithashtu u inkurajuan t’u bënin pyetje teknikëve dhe ekipit të TAP-it, të cilët ishin të gatshëm dhe transparent për t’i informuar në lidhje me operacionet e platformës.

Duke treguar më tej gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur shqetësimeve vendore, TAP-i pati mundësinë të niste punimet pas Pashkës, duke shmangur prishjen e festimeve vendore dhe synoi t’i mbyllte anketimet përpara fundit të prillit, për të mos ndikuar fillimin e sezonit turistik.

TAP-i e mbajti premtimin. Skate III i mbylli punimet e saj në vetëm 4 ditë, dhe u largua nga San Foca në mëngjes të 27 prillit 2014, shumë përpara afatit përfundimtar.