Bashkia Berat Skip to main content

Kthehu pas

Bashkia Berat

23 qershor 2014

Abkonsi, një kontraktor i TAP-it, kishte organizuar një takim me Presidentin e Shoqatës së Bletërritësve, Z. Selam. Ata menduan se takimi do të ishte i shkurtër, jo formal, për të diskutuar disa çështje, për të këmbyer mendime për disa pikëpamje dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. 

Por për çudinë e tyre, Z. Selam i drejtoi në një mjedis që kishte organizuar, ku prisnin të gjithë anëtarët e shoqatës së bletërritësve në një atmosferë miqësore dhe të rehatshme.

Takimi pati rezultate shumë pozitive duke qenë se Abkonsi pati mundësinë të dëgjonte, diskutonte dhe t’i përgjigjej pyetjeve, ndërkohë që forconte marrëdhëniet me një grup të rëndësishëm nga komuniteti vendor.

Shumica e zonave ku ekipet e TAP-it duhet të shkojnë në Shqipëri janë zona të thella dhe shumë të vështira për t’u arritur. Rrugët shpesh aty janë në kushte të papërshtatshme dhe ndonjëherë nuk ka fare të tilla.

Kështu ishte rasti i një vizite në terren, në një zonë shumë të largët në Seman, Komuna Topojë, të rrethit të Fierit. Makina e ekipit nuk mund të vazhdonte të ecte më tej pa u zhytur thellë në baltë. Ndërkohë që ekipi po përpiqej të gjente një mënyrë për të vazhduar udhëtimin më tej, drejt destinacionit të tyre, një burrë me karrocë që kaloi andej u ofroi gatishmërinë t’i çonte ku duhet të shkonin.

Me gjithë faktin se rruga ishte thuajse e pakalueshme, sa edhe kali në një moment ngeci në baltë, ndodhia tregon mirësinë e banorëve vendas dhe vullnetin e tyre për ta ndihmuar ekipin e TAP-it. Me që ra fjala, ekipi më në fund arriti në destinacion dhe u kthye shëndoshë e mirë.