Skip to main content

Kthehu pas

Bogovë

23 qershor 2014

Ekipet teknike të TAP-it organizuan atje një takim me përfaqësues të drejtorive të ndryshme të qeverisjes vendore, me synimin për të marrë miratimin e tyre për projektin. Takimet u mbyllën me sukses. Të gjitha çështjet ishin diskutuar, marrëdhëniet ishin forcuar dhe shqetësimet kishin marrë përgjigje. 

Gjatë drekës, papritur përfaqësuesit e lartë të komunës nisën të këndonin. Kënga e tyre e improvizuar i kushtohej TAP-it, dhe përshkruante se sa të lumtur ishin ata që përfshiheshin në këtë projekt dhe që diçka kaq e rëndësishme po bëhej në zonën e tyre.

Fjalët ishin: “Sot kemi lajme të mira, TAP-i vjen në zonën tonë. Ne festojmë këtë mundësi për njerëzit e familjet tona të gjithë bashkë me këngë e valle”.