Gemisti, kufiri Turko-Grek Skip to main content

Kthehu pas

Gemisti, kufiri Turko-Grek

23 qershor 2014

Zonja Evangelia mban mend herën e fundit në vitin 2005 që një projekt gazsjellës madhor shkoi në afërsi të fshatit të saj që sheh kufirin. Punonjësit frekuentonin kafenenë e saj tradicionale në pushimet mes turneve dhe dëgjonin muzikë në radion e saj të vjetër. Për Gemistin ai Interkonektor midis Turqisë dhe Greqisë nënkuptonte punë, prestigj dhe miq të rinj. 

Gazsjellësi Trans Adriatik do të nisë rrugëtimin e tij aty afër, dhe do të mund të shihet nga vendi ku valëviten flamujt turk dhe grek, përgjatë Lumit Evros që shënon kufirin midis dy vendeve, dhe ku TAP-i do të lidhet me gazsjellësin TANAP. “TAP-i është diçka e mirë për ne,” thotë Znj. Evangelia. “Kur shohim se po punohet, ne besojmë se ne dhe familjet tona po marrin kujdesin e duhur.”

TAP-i ka hapur pika informacioni në fshat për të shpjeguar projektin. Përfaqësuesit e TAP-it kanë bërë vizita të shpeshta në rajon, për të dëgjuar komunitetet vendore dhe për të shpjeguar zhvillimet më të fundit, duke përforcuar kështu lidhjet tashmë të forta midis projektit dhe palëve të tij vendore të interesit. Kur të nisin ndërtimet e gazsjellësit, ne presim që radioja e vjetër e Evengelias të nxirret, të pastrohet dhe të jetë pjesë e rëndësishme e festimeve.