Kleisoura, Greqi Skip to main content

Kthehu pas

Kleisoura, Greqi

23 qershor 2014

Znj. Georgia është një gazetare me përvojë në Athinë, që punon për kanalin televiziv Action 24. Familja e të afërmit e saj jetojnë në Kleisoura, një fshat afër qytetit të fundit madhor grek përpara se TAP- të kalojë kufirin greko-shqiptar. Znj. Georgia ka ndjekur për vite progresin e projektit dhe është e ndërgjegjshme për përfitimet dhe për sfidat e tij. Kështu që kur nisën shqetësimet në nivelin e komunitetit vendor mbi çështjet e mundshme shëndetësore, të sigurisë dhe të jetesës të lidhura me projektin, ajo bëri çka është e natyrshme për një gazetare profesioniste dhe kontaktoi TAP-in për të bërë pyetjet, të cilat ishin sjellë në vëmendjen e saj. 

“Komunitetet vendore kishin dëgjuar histori terrori për shpërthime të gazsjellësve, që shtëpitë do të shembeshin për shkak të dridhjeve dhe se TAP-i ishte një korporatë pa fytyrë, që do të shpërfillte të gjithë planet vendore për të ndërtuar një teatër të ri në zonë,” thotë Znj. Georgia. “Si gazetare, unë isha e ndërgjegjshme se gjërat nuk qëndronin kështu, por komuniteti ishte tepër skeptik. Kështu, i kërkova TAP-it të vinte dhe të fliste me ne dhe të na shpjegonte projektin. Dhe ata erdhën”.

Ekipi i TAP-it u telefonoi shumë personave dhe kreu vizitat në qytet për të bërë një paraqitje të hapur dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve për procesin e blerjes dhe servitudit të tokës, si dhe detajet teknike të projektit. Kryebashkiaku rajonal dhe presidentët komunalë ishin gjithashtu pjesë e takimeve të përfshirjes, në lidhje me shumë çështje si hapja e zyrës kadastrale (regjistrimi i tokës) vendore dhe rigjurmëzimi i tubacionit që u diskutua dhe zgjidh miqësisht. Ekipi teknik vizitoi Kleisouran për të diskutuar planet e projektit me Presidentin dhe banorët e fshatit. Së fundmi rigjurmëzimi u miratua.

“Ne nuk prisnim sjellje dhe veprime kaq të denja dhe profesionale nga një projekt kaq i madh, të themi të drejtën,” thotë Znj. Georgia. “Shqetësimet tona u trajtuan me seriozitet, kishte ndërveprim personal dhe diskutuam si të barabartë.” Kjo sjellje është pjesë e vlerave bazë të TAP-it dhe thelbësore për mënyrën se si projekti vazhdon të kryejë veprimtarinë e tij.