Komuna Potom Skip to main content

Kthehu pas

Komuna Potom

23 qershor 2014

Në këtë zonë të thellë në Shqipëri, kontraktorët e TAP-it po kryenin anketimet e Censusit dhe Inventarit të Aseteve me një ekip profesorësh nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Një ditë, ata ndaluan në një lokal fshati për drekë. 

Pronari i njohu menjëherë profesorët, duke qenë se i biri ishte student në këtë universitet. Ai shfrytëzoi rastin për të bërë pyetje mbi projektin si edhe për ecurinë e djalit të tij. Ekipi iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve të tij.

Komuniteti i kësaj zone të thellë vlerësoi që pyetjet e tyre morën përgjigje të sinqerta personalisht nga anëtarët e ekipit dhe kështu ata patën mundësinë të ndërveprojnë me profesionistë që punojnë me projektin. Kjo i bëri të ndihen pjesë e procesit dhe përforcoi ndjenjën e tyre se, falë TAP-it ‘jeta po rikthehet’ në fshatin e tyre.