Skip to main content

Kthehu pas

San Foca

23 qershor 2014

Peshkimi është një nga veprimtaritë kryesore ekonomike në San Foca dhe një traditë e lashtë e banorëve vendas

Ky është aktiviteti ekonomik i vetëm i ndikuar nga projekti deri tani. Duke e pranuar këtë, TAP-i ka kryer një sërë anketimesh detare në zonën e daljes së gazsjellësit në tokë.

Anketimet ofrojnë detaje teknike për projektin dhe ato u kërkuan nga Ministria e Mjedisit. Fatkeqësisht, si rrjedhojë e detyrimit për përputhje me rregulloret e Autoritetit Portual, kjo veprimtari u shkaktoi disa shqetësime peshkatarëve, duke kufizuar zonat ku ata mund të peshkonin.

TAP-i është i ndërgjegjshëm për shqetësimin që mund të krijojnë këto anketime, dhe është i angazhuar të kompensojë peshkatarët për dëmet e mundshme që ata kanë pësuar gjatë këtyre veprimtarive. Kjo do të procedohej përmes politikës së mekanizmit gjithëpërfshirës të ankesave të TAP-it.

TAP-i mori takim me dy kooperativat kryesore të peshkimit në San Foca, për të caktuar kuadrin për përcaktimin e kompensimit të drejtë. Pas takimit të parë, peshkatarët paraqitën një propozim për kompensim, i cili duhej vlerësuar nga TAP-i, i mbështetur nga një ekspert vendor peshkimi si këshilltar.

Kriteret për kompensimin pritet të përcaktohen së shpejti. Ndërkohë, ka vazhduar dialogu në mirëkuptim me një nga grupet e interesit kryesore në zonën e projektit. TAP-i ka në konsideratë peshkatarët, të cilët janë zemra e San Focas, e ekonomisë së saj dhe traditave të saj. Ne jemi të angazhuar të mos lejojmë që palë kyçe interesi si kjo të mos dëmtohen nga përparësitë e projektit.

TAP-i do të vazhdojë të bëjë çka është e mundur për të shmangur ndërhyrjet negative me veprimtaritë e tyre, për të gjetur kompensim për dëmet e mundshme dhe për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë së zonës.