Verga, Greqi Skip to main content

Kthehu pas

Verga, Greqi

23 qershor 2014

Z. Panagiotis ka kultivuar për vite vreshta në luginën e gjelbër të Vergas në veriperëndim të Greqisë. Ai planifikon të ndërtojë një kantinë vere për të shitur prodhimin dhe për t’ia lënë biznesin familjes së tij. Kështu që kur dëgjoi se TAP-i do t’ia ndërpriste vreshtin, pa dyshim që ishte i shqetësuar dhe kishte frikë se kjo mund të thoshte se planet e tij afatgjata kishin marrë fund. Por, me gjithë shtytjet nga fqinjët për ta përshkallëzuar çështjen, për të ngritur flamujt e zi dhe për të planifikuar një protestë në shkallë të gjerë, ai me një letër ia drejtoi ankesën e tij drejtpërsëdrejti TAP-it. 

“Shumë donin që unë të “nevrikosesha” dhe të shkoja në gjykatë, a ku ta di unë. Por unë i shpjegova TAP-it se gjurma e tyre do të shkatërronte fushat dhe biznesin tim,” thotë Z. Panagiotis.

Z. Sotiris nga kontraktori teknik i TAP-it në Athinë që mbulonte gjurmën perëndimore të gazsjellësit përmes Greqisë, shkoi në Verga me ekipin e tij për të shqyrtuar vetë çështjen.

“Ne shkuam të shihnim vetë pronën, folëm, diskutuam dhe vumë re se mund të bënim një rigjurmëzim të vogël fare thjeshtë,” - thotë ai. Ishte aspekti njerëzor që bëri të gjithë ndryshimin. Njerëzit vlerësojnë faktin që ti e vë veten në situatën e tyre, aty mes fushave dhe baltës. Kështu njerëzit kuptojnë që TAP-i nuk është një korporatë pa fytyrë. Ata e vlerësojnë me të vërtetë një përgjigje të shpejtë dhe ndërveprimin mes njerëzve.”