Skip to main content

Kthehu pas

Energjia - Sfida E Së Ardhmes

10 nëntor 2014

 

Panairi i Energjisë, "Energjia, sfida e së ardhmes" u organizua në Tiranë më 7 - 9 Nëntor 2014 nga Qendra “TIRANA EXPO ” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i mëtejmë i sektorit të energjisë dhe të ndihmojë aktorët e energjisë të shkëmbejnë përvojat dhe mundësitë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

 

Të pranishëm në këtë panair ishin përfaqësues të rëndësishëm të sektorit energjik nga vendi, rajoni dhe më gjerë duke përfshirë kompani nga vendet fqinje Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia, si dhe institucionet qeveritare Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, prodhues dhe ofrues të energjisë elektrike si Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), kompani të naftës si Bankers Petroleum, IT Oil  International, universitetet si ai Politeknik i Tiranës, Universiteti Polis, Universiteti Metropolitan dhe Kompanitë e Sigurimeve.

Projekti TAP ishte i pranishëm në këtë aktivitet si sponsor, ekspozues, dhe me një prezantim në Konferencën e këtij panairi me temë “Energjia Konvencionale”.Për gjatë ekspozitës stenda e projektit TAP u vizitua nga Ministri i Çështjeve Sociale Z. Erion Veliaj, Zëvendësministëri i Energjisë Z. Ilir Bejtja si dhe nga një numër i lartë përfaqësuesish të tjerë të qeverisë të cilët shprehën konsideratën e tyre më të lartë për projektin. Shumë aktorë të tjerë vizituan hapësirën ekspozuese të TAP brenda panairit dhe u takuan me përfaqësues të kompanisë për t’u informuar mbi çështje të ndryshme si:  cështjet e prokurorimit, cështjet e punësimit si dhe për informacione të përgjithshme. Vizitorët kishin një interes të vecantë për t’u informuar në lidhje me TAP konkretisht dhe se si ky gazsjellës mund të ndihmojë vendin por edhe komunitet specifike.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe konferenca me temë “Energjia Konvencionale”, e cila tërhoqi vëmendjen e shumë pjesëmarrësve dhe vizitorëve të panairit. Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Z. Shkelqim Bozgo, mbajti një prezantim në kuadër të saj me temë "Zhvillimi actual i Projektit TAP në Shqipëri”, dhe iu përgjigj të gjitha çështjeve që u ngriten nga audienca, e cila ishte e madhe në numër dhe e interesuar në lidhje me ecurinë e projektit TAP.

Prania e projektit TAP në këtë event u konsiderua shumë e rëndësishme për faktin që ky projekt luan një rol kyc në zhvillimin e sektorit energjik në vend.