Takimi i rrjetëzimit organizuar nga TAP në Shqipëri tërheq vëmendjen e më shumë së 110 nën kontraktorëve të mundshëm Skip to main content

Kthehu pas

Takimi i rrjetëzimit organizuar nga TAP në Shqipëri tërheq vëmendjen e më shumë së 110 nën kontraktorëve të mundshëm

26 janar 2015

 

Tiranë, Shqipëri. Me rastin e dhënies së kontratës për ndërtimin e pjesës tokësore të tubacionit dhe stacioneve të kompresorëve më 19 janar 2015, Gazsjellësi Trans Adriatik ndërmjetësoi një takim rrjetëzimi midis bizneseve në Tiranë, Shqipëri. Takimi u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe mblodhi së bashku 110 kompani që ofrojnë shërbime dhe produkte nga një gamë e gjerë sektorësh. Takimi ishte i hapur për të gjitha kompanitë që kishin shprehur interes për të marrë pjesë.

Takimi kishte si qëllim të ishte një forum ku kontraktorët e para kualifikuar të TAP-it për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) dhe nën kontraktorët e mundshëm në Shqipëri që ofrojnë shërbime të specializuara mbështetëse, si furnizim me materiale, logjistikë, menaxhim ambientesh, etj. të mblidheshin dhe të hulumtonin mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim. Tenderuesit mbajtën prezantime të shkurtra të bizneseve të tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve e diskutuan me kompanitë e tjera pjesëmarrëse.

Përfaqësuesit e TAP-it bënë gjithashtu një prezantim të qasjes të projektit në lidhje me prokurimin duke bërë edhe një panoramë të proceseve në vazhdim. Edhe në këtë rast u theksua fakti se pjesëmarrja në takimet e ndryshme të rrjetëzimit të organizuara nga TAP-i nuk garantojnë një kontratë me TAP-in ose me një nga tenderuesit dhe se kjo pjesëmarrje nuk ndikon në procesin e prokurimit të zhvilluar nga TAP.

Për informacion të mëtejshëm në lidhje me procesin e prokurimeve të TAP-it, mund të vizitoni faqen: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies