Skip to main content

Kthehu pas

Cila është e ardhmja e sektorit energjetik shqiptar?

26 mars 2015

 

Udhëheqësit e industrisë së energjisë, politikë bërës dhe specialistë u mblodhën në Tiranë në kuadrin e “Samitit Shqiptar të Naftës, Gazit dhe Energjisë 2015” mbajtur në datat 17 dhe 18 mars. Zhvillimet e kohëve të fundit në sektorin energjetik në Shqipëri mbizotëruan diskutimin dhe Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) ishte në qendër të këtyre diskutimeve. 

 

Ndërkohë që shpjegonte rëndësinë e projektit për Evropën Juglindore, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, nënvizoi përfitimet që do të promovohen nga projekti në rajon: “TAP-i do të sjellë ndryshime të mëdha në panoramën e zhvillimit të një tregu gazi në Shqipëri.”

Bozgo bëri një përmbledhje të ecurisë së projektit në Shqipëri deri tani, si edhe foli për etapat e ardhshme duke theksuar mbështetjen e dhënë TAP-it nga të gjitha qeveritë e vendeve pritëse dhe institucionet evropiane. Në veçanti i falënderoi Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama, Ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në vend, si edhe institucione të tjera shqiptare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për projektin.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë rëndësinë e TAP-it si një nga zhvillimet më të rëndësishme katalizatore në rajon. Rama nënvizoi se, si pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, TAP hap një kapitull të ri në lidhje me zhvillimin e tregut të gazit për Shqipërinë.

Ky forum i rëndësishëm mbi energjinë u organizua në kujdesin e Ministrisë Shqiptare të Energjisë dhe Industrisë (MEI), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Tema të tjera kyçe në qendër të këtyre dy ditëve përfshinë zhvillimet e reja në sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri, procedurat konkurruese të licencimit dhe projekte të tjera madhore të infrastrukturës energjetike në vend.

Si folës kryesor dhe sponsor i samitit, prezantimi i TAP-it dhe informacioni i dhënë gjatë diskutimit në panel “Zhvillimi i infrastrukturës shqiptare të gazit për t’u ravijëzuar me Master Planin e Gazit 2015” u pritën mirë dhe me disa pyetje nga auditori.