Skip to main content

Kthehu pas

TAP Rinovon Ambientet Sportive të Shkollës në Seman të Fierit

09 qershor 2015

 

Tiranë, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ndihmoi në rinovimin e ambienteve sportive të shkollës “Andon Profka” në Seman të Fierit. Ky kontribut, i cili përmirësoi kushtet e ambienteve sportive për më shumë se 270 nxënës, është pjesë e programit të investimeve në komunitet të TAP-it në Shqipëri.

 

Hapja e ambienteve të rinovuara sportive u shënua me një ceremoni të shkurtër me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, pjesëtarëve të komuniteti vendor dhe përfaqësuesve të TAP. Nxënësit luajtën këngë dhe valle tradicionale dhe drejtuesit e shkollës përgëzuan përfshirjen e TAP-it në përmirësimin e kushteve të palestrës së shkollës.

Në fjalën e tij, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, tha: “TAP-i mbetet i përkushtuar të veprojë si një korporatë e përgjegjshme qytetare dhe ne jemi krenar që po mbështesim këtë rinovim. Ndërsa projekti ynë përgatitet të nisë punimet ndërtimore në Shqipëri, përkushtimi ynë për partneritet me komunitetet mbetet një pjesë thelbësore e TAP-it.”

Rehabilitimi i shkollës “Andon Profka” përforcon zotimin e TAP-it për të përmirësuar ambientet sportive dhe arsimore. TAP-i mbështeti të gjithë procesin e rinovimit: si vlerësimin e kushteve të shkollës, përgatitjen e planit të rregullimeve, caktimin e kontraktorit, blerjen e pajisjeve të reja për ambientet e palestrës, etj.

TAP vijon të jetë aktiv në Shqipëri, veçanërisht në rajonet ku projekti vepron. Projektet e investimeve do të planifikohen me pjesëmarrjen dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit vendor.