TAP në Vithkuq: Respekt për traditat, vlerat kulturore dhe natyrën Skip to main content

Kthehu pas

TAP në Vithkuq: Respekt për traditat, vlerat kulturore dhe natyrën

21 tetor 2015

 

Në korrik të këtij viti, TAP ka nisur në Shqipëri të parapërgatisë infrastrukturën e nevojshme përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Kjo është faza e parë e punimeve të TAP në Shqipëriqë e cila i paraprin shtrimit të 215 kilometrave tubacion gazi, si pjesë e rrjetit që do të transportojë gazin natyror nga Ajzerbaxhani në Evropë. Gjatë kësaj faze parashikohet të realizohet rehabilitimi dhe ndërtimi i asaj infrastrukture rrugore që do të lehtësojë transportin e materialeve dhe mjeteve të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit. 

 

Një prej zonave ku kanë nisur punimet për sistemimin e infrastruktures rrugore është ajo e Vithkuqit në Bashkinë e Korçës. Në këtë zone është parashikuar që të ndërtohen dhe rehabilitohen rreth 13 kilometra rrugë dhe do të ndërhyet në përmirësimin e katër urave në segmentin Ura Floq- Vithkuq.

Kjo krahinë është shumë e veçantë pasi është e njohur për përqëndrimin e një numri të madh objektesh të trashëgimisë kulturore, sidomos ato me subjekt fetar. Në Vithkuq gjenden 3 kala të lashta, ajo e Bellovodës, e Lubonjës dhe e Shën Pjetrit që datojnë që në shekullin e dytë para erës sonë. Gjithashtu këtu gjenden 24 kisha dhe tre manastire që datojnë që para shekullit XII si edhe mbi 100  kroje natyrore me ujë të pishëm. Kjo e bën zonën e Vithkuqit një nga zonat me dendësinë më të madhe të objekteve të kultit në Shqipëri dhe një nga më të preferuarat nga turistët.

Duke e njohur rëndësinë që ka kjo zone përsa i përket trashëgimisë kulturore, TAP i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vlerësimit dhe analizimit të gjurmës së gazsjellësit në këtë zone për të ruajtur të paprekur të gjitha këto monumente të çmuara dhe vetë natyrën e Vithkuqit. Për të ruajtur paprekshmërinë e kësaj zone janë bërë shumë studime dhe vlerësime që në fillimet e projektimit të gjurmës së TAP. Kjo ka qenë një punë sfiduese ku janë përfshirë ekspertë e studiues nga shumë fusha të ndryshme duke gërshetuar e bashkuar në projektin përfundimtar plotësimin e nevojave të projektit TAP por pa krijuar asnjë impakt negative në të gjithë zonën.

Kjo përfshin edhe përcaktimin e strategjive, metodave dhe kontrolleve të nevojshme për të siguruar zbatimin e masave efikase në shmangien e prekjes së trashëgimisë kulturore, mjedisit apo jetës sociale të kësaj zone. Në këtë mënyrë TAP sigurohet se do të zbatohen standardet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH-EBRD) gjatë zhvillimit të projektit.

“Për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e traditës dhe na vjen mire që edhe TAP ka marrë në konsiderate pasuritë natyrore dhe historinë tonë që pasqyrohet më së miri te kalatë e vjetra dhe kishat me afresket më të bukura në Shqipëri.” shprehet Petraq Shore, kryeplaku i fshatit Vithkuq.

Në rastet se gjatë punimeve do të hasen a po zbulohen rrënoja arkeologjike, stafet që punojnë në terren janë të trajnuar që të ndërpresin punimet e të njoftojnë institucionet përkatëse.

Përfundimi i fazës së rehabilitimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse për projektin TAP do të ofrojë një mundësi më shumë për rritjen e numrit të vizitorëve në zonën e Vithkuqit, duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat që banorëve i vijnë nga turizmi. Por  jo vetëm kaq, pasi infrastruktur rrugore më e mirë do të thotë më shumë lehtësi për fshatrat e thellë të kësaj zone që prodhimin e tyre bujqësor dhe blegtoral të ja ofrojnë qytetit të Korçes e më tej.

Prania e TAP në zonën e Vithkuqit, ashtu si në të gjitha zonat e tjera në Shqipëri, përveç ndërtimit të gazsjellësit si vepra më e madhe energjitike në vend, synon edhe ofrimin e sa më shumë mundësive për banorët e zones për të zhvilluar turizmin, promovuar prodhimet vendase dhe duke respektuar e ruajtur traditat vendase.