TAP pastron zonat përreth urave të rikonstruktuara në Shqipëri Skip to main content

Kthehu pas

TAP pastron zonat përreth urave të rikonstruktuara në Shqipëri

27 nëntor 2015

Përkushtimi i TAP-it për mjedisin vendor dhe për Sigurinë dhe Shëndetin është thelbësor për projektin tonë. Përpara fillimit të rikonstruksionit të urave në zonën e Fierit, në Shqipëri, TAP-i nisi një operacion pastrimi që filloi në shtator të vitit 2015.

Fieri është zona me numrin më të madh të urave që do të rikonstruktohen në Shqipëri dhe ka qenë në fokusin e projektit TAP gjatë këtij viti.

Ashtu siç shihet edhe në prezantimin shoqërues zona përreth urave ishte e zënë nga mbeturinat që ishin hedhur apo lënë aty dhe ishin lejuar të mblidheshin përgjatë një periudhe kohore. Kjo situatë e bënte rikonstruktimin e urave një sipërmarrje me mundësi rreziku dhe të vështirë. Një vëmënedje e veccantë ju kushtua përmirësimit të kushteve të këtyre hapsirave ku do të punohej duke larguar mbetjet dhe kështu duke përmirësuar rrjedhjen e ujrave, mjedisin ujor, si edhe duke ulur rrezikun për sigurinë dhe shëndetit e punëtorëve tanë dhe komunitetit.

Pastrimi përfshiu largimin e mbetjeve në të dy anët e urës, përfshirë:
Mbetje urbane;
Mbetje të ngurta;
Mbetje plastike;
Largimin e gjetheve të rëna dhe bimësisë stinore;
Rregullimin e mjedisit në zonë.

Ne do t’i lëmë këto sheshe pune në gjendje shumë më të mirë krahasuar me gjendjen në të cilën i gjetëm. Operacioni i pastrimit u ndërmor nga kontraktori i TAP-it Gener2 - Sicilsaldo dhe është mirëpritur nga komunitetet vendore. Komentet e tyre kane qenë shumë pozitive dhe shpresojmë që të rezultojë në ndikimin e qëndrimit të tyre në lidhje me përpjekjet për të mbrojtur mjedisin e nga hedhja e mëtejshme e mbetjeve në këto zona të ndjeshme.

Nisma të ngjashme janë ndërmarrë në rajonet e Korçës dhe Çorovodës ku gjithashtu po kryhet rikonstruktimi i urave.