Skip to main content

Kthehu pas

TAP mbështet konkursin e vizatimeve të nxënësve me temë “Shëndeti, Siguria dhe Mjedisi”

04 dhjetor 2015

Muajin e kaluar, në ambientet e Muzeut të Mësënjëtores së Parë Shqipe në qytetin e Korçës, u organizua ceremonia e hapjes së ekspozitës së konkursit duke shpallur njëkohësisht edhe fituesit e këtij konkursi. Konkursi ishte i hapur për të gjithë nxënësit që banojnë në komunitetet ku do të kalojë gjurma e TAP në Shqipëri.

Organizuar nga Shoqata Qytetare e Sigurisë Rrugore dhe Ambientit dhe mbështetur nga TAP, ekspozita me punimet e nxënësve qëndroi e hapur tri ditë për t’u vizituar nga publiku.

Hapja e kësaj ekspozite, bashkë me dhënien e çmimeve për punimet më të mira, është një nga aktivitetet e programit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komuniteteve mbi rregullat për një jetesë më të sigurtë në qarqet Korçë, Fier dhe Berat. Ekspozita dhe konkursi i vizatimeve të nxënësve ishin vetëm një nga aktivitetet që TAP ka mbështetur për Programin e Informimit të Komunitetit për Shëndetin dhe Sigurinë, duke i ofruar udhëzime banorëve vendas përgjatë ndërtimit të gazsjellësit.

Në ekspozitë u paraqitën 50 prej punimet më të mira nga nxënësit të cilat u përzgjodhën nga një juri e pavarur. Midis këtyre punimeve, juria zgjodhi edhe nëntë vizatimet më të mira të cilave u dorëzoi edhe çmimet përkatëse që ishin organizuar sipas cikleve, të ulët, 9-vjeçar dhe të mesëm. Kriteret e përdorura për vlerësim ishin perceptimi i nxënësve për tematikën e sigurisë, mesazhi i përcjellë nëpërmjet vizatimit dhe teknika e përdorur në realizimin e vizatimit;

Për Ciklin Fillor si punim fitues u vlerësua ai i nxënësit Shkëlqim Gjyli nga shkolla “Myrteza Sala” e Bilishtit. Cikli 9-vjeçar kishte fitues vizatimin e punuar nga dy nxënës të shkollës “Naum Çobo”, Andeta Blido dhe Rrushit Mara, nga fshati Strum i Fierit. Vendin e parë për Ciklin e Mesëm juria vendosi t’ia jepte vizatimit të punuar nga Kristian Palloj i cili është nxënës i shkollës “Fuat Babani”, në Bilisht të Korçës.

Shkolla “Myrteza Sala” nga Bilishti i Korçës u cilësua si shkolla që nëpërmjet punimeve të nxënësve të saj u paraqit më mirë duke përfituar nga ana e Projektit TAP një bibliotekë me libra për nxënësit.

Mbi 7.000 nxënës nga 39 shkolla të ciklit fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm morrën pjesë në këtë konkurs i cilit është vlerësuar për ndikimin pozitiv mbi ndërgjegjësimin për sigurinë dhe rëndësinë që ka zbatimi i rregullave në shmangien e situatave të padëshiruara.

 

Lista e plotë e Fituesve

Shkolla fituese: “Myrteza Sala”, Bilisht, Korçë

 

Nxënësit Fitues të Ciklit të Ulët

Çmimi i Parë: Shkëlqim Gjyli – “Myrteza Sala”, Bilisht, Korçë

Çmimi i Dytë: Iljana Kuqali, - “Naum Veqilharxhi”, Vithkuq, Korçë

Çmimi i Tretë: Ena Çuni – “Myslym Bakerri, Bogovë, Skrapar

 

Nxënësit Fitues të Ciklit 9-vjeçar

Çmimi i Parë: Andeta Blido, Rrushit Mara – “Naum Çobo”, Strum, Fier

Çmimi i Dytë: Niki Gjata – “Dritëro Agolli”, Bilisht Korçë

Çmimi i Tretë: Desara Cani – “22 tetori”, Berat

 

Nxënësit Fitues të Ciklit të Mesëm

Çmimi i Parë: Kristian Palloj – “Fuad Babani”, Bilisht, Korçë

Çmimi i Dytë: Xhesika Vrenozi – “Lili Stavre”, Topojë, Fier

Çmimi i Tretë: Xhena Likaj – “Ferit Bregu”, Vëndresh, Skrapar