Ngarkesa e Parë e Bërrylave të Linjës, Gati për t’u Dërguar Skip to main content

Kthehu pas

Ngarkesa e Parë e Bërrylave të Linjës, Gati për t’u Dërguar

20 janar 2016

Asgjë nuk paralajmëron fillimin faktik të një projekti gazsjellësi aq sa prodhimi i ngarkesës së parë të tubave prej çeliku. Pas lidhjes së kontratës nga ana e TAP-it për 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore me Salzgitter Mannesmann International, 130 copët e para të bërrylave prej 48 inç, të përthyer me induksion, janë prodhuar tashmë!

 

Pasi të jetë kryer Testimi i Kualifikimit të Procedurës së Prodhimit (MPQT), do të nisë procesi i veshjes. Kur ky proces të jetë përfunduar, bërrylat do të transportohen në sheshet e magazinimit dhe kategorizimit në Kavala dhe Selanik në Greqi dhe Durrës në Shqipëri, në pranverë të vitit 2016. Së fundmi, bërrylat do të instalohen përgjatë gjurmës së gazsjellësit gjatë pjesës ndërtimore të projektit, që do të nisë në mesin e vitit 2016. 

Përthyerja me induksion është një mënyrë e kontrolluar për përthyerjen e tubave përmes aplikimit të nxehtësisë së lokalizuar duke përdorur energji elektrike me frekuencë të lartë. Bërrylat e përthyer me induksion të TAP-it janë prodhuara enkas dhe me kënde të shumta për të lejuar ndryshimin e drejtimit të tubacionit si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. 

Prodhimi i tubave të linjës gjithashtu ka nisur në dhjetor të vitit 2015.