TAP Mbështet Dialogun për Tërheqjen e Investimeve në Shqipëri Skip to main content

Kthehu pas

TAP Mbështet Dialogun për Tërheqjen e Investimeve në Shqipëri

02 qershor 2016

 

Më 25 maj 2016, TAP-i u bë pjesë e një paneli shumë të rëndësishëm diskutimi me temë “Dialogu për Politikat e Nivelit të Lartë mbi Klimën e Biznesit dhe Tërhejqjen e Investimeve” në Shqipëri. Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, iu bashkua në këtë aktivitet Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, Ministrit të Financave z. Arben Ahmetaj, Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi, Përfaqësuesit të FMN-së në Shqipëri z. Jens Reinke, Menaxheres së Bankës Botërore për Shqipërinë znj. Tahseen Sayed dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Amerikane të Investimeve z. Andi Ballta.

 

Kryeministri Rama diskutoi mbi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria si dhe mbi sfidat e lidhura me to dhe i sguroi sipërmarrësit e huaj për mbështetjen e qeverisë së tij. Ai shprehu angazhimin për vijimin e reformave dhe u zotua se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Në fjalën e tij, Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo u përqendrua në ecurinë aktuale të TAP-it. Ai theksoi se zbatimi i projektit në përputhje me praktikën më të mirë të industrisë ka dhënë kontribut për krijimin e marrëdhënieve të ngushta me komunitetet e ndikuara.

Bozgo theksoi gjithashtu ndikimet positive të projektit: “Jo vetëm që TAP-i është investimi i huaj më strategjik në Shqipëri, por ai po përmirëson drejtpërsëdrejti situatën shoqërore dhe ekonomike të komuniteteve përgjatë korridorit të gazsjellësit. Më shumë se 1.000 individë janë punësuar për ndërtimin e rrugëve ndihmëse dhe urave nga kontraktorët e TAP-it dhe nënkontraktorët e tyre dhe më shumë se 95% e tyre janë shqipëtarë. Gjatë fazës së ardhshme të ndërtimit të gazsjellësit dhe të stacioneve të kompresorëve, ky numër do të arrijë në 2.000 individë. Puna po përparon në përputhje me objektivin për sjelljen e gazit të parë në Evropë në fillim të vitit 2020.”

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Dhomave dypalëshe të Tregtisë, ambasadave të huaja në Shqipëri, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, etj.