Para dhe Pas: Stabilizimi i Shpateve në Shqipëri Skip to main content

Kthehu pas

Para dhe Pas: Stabilizimi i Shpateve në Shqipëri

14 shtator 2016

 

Si pjesë e punimeve të rehabilitimit për rrugën ndihmëse 411 (në rajonin e Çorovodës), TAP-i stabilizoji me sukses një shpat të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut. 

 

Ekipi ndërmori një hulumtim fillestar të shpatit në nëntor të vitit 2015, në të njëjtën kohë me fillimin e punimeve të gërmimit për rrugën ndihmëse. Gjeologët vunë re një sipërfaqe që kishte tashmë rrëshqitje në pjesën e sipërme të shpatit. Një hulumtim i dytë i shpatit u ndërmor në janar të vitit 2016 pas reshjeve të dimrit.

Ekipi vlerësoi më tej çështjen për të identifikuar zgjidhjen më të përshtatshme. Si përfundim, zgjidhja teknike e propozuar nga TAP-i u zbatua me sukses nga kontraktori i rehabilitimit të rrugëve ndihmëse dhe urave:

  • U gërmua një kanal i hapur kullimi mbi dhe rreth të gjithë zonës së rrëshqitjes për të devijuar ujërat sipërfaqësore.

  • Pjesa e sipërme e shpatit u gërmua shpati i dyta (15 m i lartë) me një pendencë prej 33°. Sipërfaqja u ngjesh për të shmangur erozionin në sipërfaqe.

  • Pjesa e poshtme e shpatit, shpati i parë (9 m lartësi), u gërmua me një pendencë prej 45°, sipërfaqja u stabilizua duke përdorur një mbështetje për shpatin me shufra dherash deri në 12 m të gjata me largësi 2m me 2m nga njëra tjetra dhe me një rrjetë teli dhe një mbajtëse betoni 15 cm të trashë.

TAP-i filloi rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri në verën e vitit 2015. Kjo do të lejojë makineritë dhe pajisjet e rënda, përfshirë makinerinë 60 tonëshe për përthyerjen e tubave dhe më shumë se një mijë tuba prej 18 metrash me peshë deri në 16 tonë, të arrijnë pa rrezik në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit.