Skip to main content

Kthehu pas

TAP rehabiliton Urën e Fierit pa e Ndërprerë Trafikun

16 shtator 2016

 

TAP rehabilitoi një urë aksesi duke përdorur për herë të parë në Shqipëri një metodë që lejon zhvillimin e punimeve për forcimin e strukturës së urës pa e bllokuar trafikun. Ura, e cila është 92 m e gjatë 7 m e gjerë, ndodhet në Mbrostar, në hyrje të qytetit të Fierit, dhe është një segment shumë i rëndësishëm për transportin nga Tirana e Durrësi drejt Jugut të Shqipërisë, Fier, Vlorë e më tej.

 

Vendndodhja dhe volumi i trafikut të përditshëm nuk të jep mundësinë për mbylljen e plotë të urës për zëvendësimin e gjithë strukturës mbajtëse, si rrjedhojë nevojitej një metodë që të shmangte bllokimine kalimit mbi urë. Për të kuptuar kapacitetin mbajtës të urës, u kryen kontrolle paraprake: inspektim fizik, vlerësim i betonit dhe teste laboratorike.

Rehabilitimi i urës u krye duke përdorur shtesa gjatësore në binarët ekzistues, shtylla strukturore të lëvizshme dhe zëvendësimin e pjesëve që lidhin segmentet e urës. Zëvendësimi i pjesëve lidhëse të segmenteve të urës do të kryhet gjatë fazës së shtrimit të asfaltit.

Përforcimi strukturor i urave (duke rritur kapacitetin mbajtës / përforcimin gjatësor të trarëve horizontal dhe përforcimin e trarëve të kryqëzuar me mbajtëset / zëvendësimin e të gjitha shtyllave lëvizëse) u realizua me skela ajrore poshtë urës dhe pa asnjë pengesë për trafikun.

Rinovimi përfundoi për gjashtë javë dhe është një shëmbull i mirë i përcjelljes së eksperiencës ndërkombëtare dhe metodave më të fundit në Shqipëri.