Punojmë me Kujdes për Mjedisin përgjatë Gjurmës së TAP-it Skip to main content

Kthehu pas

Punojmë me Kujdes për Mjedisin përgjatë Gjurmës së TAP-it

04 tetor 2016

 

4 tetori shënon “Ditën Botërore të Kafshëve”, një datë e përvitshme dhe një nisëm që synon të ndërgjegjësojë publikun në lidhje me mirëqenien e kafshëve në të gjithë botën. Si rrjedhojë, ne e përdorëm këtë mundësi për të vlerësuar përpjekjet mjedisore dhe angazhimet e TAP-it, si dhe për të raportuar në lidhje me veprimet e fundit për identifikimin, lehtësimin dhe mbrojtjen e specieve të rëndësishme, habitateve të tyre dhe ekosistemeve përgjatë gjurmës së TAP-it.

 

Gjatë fazave të hershme të planifikimit, TAP-i ndërmori disa anketime të specieve të faunës dhe florës në terren në të tre vendet pritëse dhe në Detin Adriatik. Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) të TAP-it më pas krijuan një hartë të të gjitha ndikimeve të mundshme mjedisore, kulturore dhe social-ekonomike të gazsjellësit dhe përfshinin masa për shmangien dhe lehtësimin e tyre gjatë dhe pas veprimtarive të ndërtimit.

Përpjekjet mjedisore vijojnë paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit në terren. Gjatë gjithë vitit 2016, TAP-i ndërmori një sërë anketimesh dhe detyrash menaxhimi ekologjik në lidhje me speciet e faunës, përfshirë vidrën, gjitarët e mëdhenj, shpendët, peshqit e ujërave të ëmbla, amfibët dhe zvarranikët, lakuriqin e natës, si dhe ketrin e tokës.

Këto anketime dhanë si rezultat programe gjithëpërfshirëse dhe praktike lehtësimi me rekomandime bazuar në përvojë për administrimin e ekosistemeve gjatë periudhës së ndërtimit.

 

Vidra euro-aziatike, një specie e mbrojtur nga legjislacioni grek dhe shqiptar, është e përhapur në të gjithë hapësirën tokësore të një sërë habitatesh ujore si lumenj, kanale, liqene, këneta dhe grykëderdhje lumore. Anketimi i TAP-it për vidrën hulumtoi të gjithë trupat ujorë të përshkuar nga tubacioni që konsideroheshin si habitate të mundshme të vidrës. Aty ku u gjetën vidra përgjatë korridorit të gazsjellësit, u propozuan masat lehtësuese në vijim për të minimizuar ndikimin e mundshëm:

  • Kontrolle të mëtejshme të strofkave dhe vend-pushimeve të vidrën menjëherë përpara fillimit të punimeve.

  • Përgatitjen e një plani të detajuar pune për minimizimin e ndikimit nëse identifikohen strofka ose vend-pushime brenda 30 m nga zonat e punimeve të TAP-it.

  • Minimizimi i largimit të bimësisë së bregut dhe lënia në vend e një shiriti bimësie në pikën e kryqëzimit për sa më gjatë të jetë e mundur (pra, kufizimi i pastrimit fillestar të korridorit të punës).

  • Ofrimi i masave parandaluese për makineritë që hyjnë në lumenj.

  • Kufizimi i veprimtarive të ndërtimit përgjatë brigjeve lumore në më pak se tre ditë.

  • Vendosja e rampave të daljes (rrasa druri) në kanalin e tubacionit për t’i lejuar vidrave akses të lehtë për të lëvizur.

  • Rehabilitimi i bimësisë bregore sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të punimeve.

 

Pas anketimit të TAP-it për ujkun, një specie e gjendur në perëndim dhe veri të Greqisë, do të zbatohen masat e mëposhtme lehtësuese:

  • Minimizimi i pastrimit të pemëve dhe gjerësisë për testimin e ashpërsisë së dherave në zonat pyjore.

  • Vendosja e gjurmës së tubacionit në krah të tubacioneve, linjave të energjisë elektrike, rrugëve dhe zhvillimeve të tjera lineare ekzistuese për të shmangur ose reduktuar fragmentimin e mundshëm të habitatit.

  • Shmangia e strofkave të njohura të ujqërve dhe kufizimi i veprimtarive të ndërtimit në orare kur ujqërit nuk janë në strofkë ose kur nuk kujdesen për të këlyshët.

  • Shmangia, kur është e mundur, e punimeve gjatë agimit dhe muzgut, si dhe gjatë natës kur ujqit janë më shumë aktivë në zonat e strofkave dhe vendbanimet.

  • Shmangia e vendosjes së ambienteve (p.sh. kampeve, zonave të magazinimit të tubave) apo instalimit të ndriçimit artificial në zonat e ndjeshme.

  • Lejimi i aksesit të ujqërve në pikat e kalimit të kafshëve të egra dhe mbulimi i kanalit të tubacionit sa më shpejt të jetë e mundur pas instalimit.

 

Ekspertët mjedisorë të TAP-it vazhdojnë të punojnë nga afër me ekipet tona inxhinierike dhe të ndërtimit në terren për të monitoruar zonat e përcaktuara si të ndjeshme dhe ekosistemet për të kufizuar ndikimin në specie dhe habitatet e tyre të rëndësishme përgjatë gjurmës së gazsjellësit.