Skip to main content

Kthehu pas

TAP dhe Kontraktorët e Projektit nënshkruajnë Kartën e Sh.S.M.

12 tetor 2016

 

Tiranë, Shqipëri. Më 12 tetor, TAP së bashku me gjashtë kontraktorët e tij për inxhinierinë, prokurimin dhe ndërtimin (I.P.N.) ritheksuan përkushtimin ndaj shëndetit, sigurisë teknike dhe mjedisit (Sh.S.M.) duke hartuar dhe nënshkruar së bashku Kartën e Sh.S.M. gjatë forumit të parë ekzekutiv të TAP për Sh.S.M.-në, organizuar në Tiranë.   

 

Në aktivitet morën pjesë 48 përfaqësues të nivelit të lartë nga TAP dhe kontraktorët e tij I.P.N., që ndanë me njëri-tjetrin shembuj të mirë të kulturës Sh.S.M. duke diskutuar për sfidat dhe rreziqet.

“Ne nuk vendosim që të ngjisim malin Everest pa u përgatitur mirë, pa mjetet më të mira dhe pa ekipin e duhur. Kjo është ajo çfarë trajtoi ky ëorkshop: të na përgatisë të gjithëve për të realizuar me sukses këtë projekt kompleks dhe emocionues,” tha Olivier Balloy, Drejtor Projekti i Spiecapag.

Gjithashtu, pjesëmarrësit përjetuan drejtpërdrejt efektet e një rrokullisjeje makine në akademinë e ngarjes së makinës, krijuar nga AVIS, që vijoi me një ëorkshop mbi fushat kryesore që do të mbështesin TAP-in në ruajtjen e performancës Sh.S.M. të Projektit në nivel të lartë botëror.