TAP Përmbyll Punimet për Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Qarkun e Korçës Skip to main content

Kthehu pas

TAP Përmbyll Punimet për Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Qarkun e Korçës

08 nëntor 2016

 

Tiranë, Shqipëri. Trans Adriatik Pipeline ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në zonat më të izoluara të qarkut të Korçës. Me datë 7 nëntor, për të parë nga afër infrastrukturën e përmirësuar zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi, zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejta, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, dhe drejtuesit e TAP në Shqipëri organizuan një vizitë.

 

Ashtu si edhe ishte parashikuar, faza e parë e punimeve për të përmirësuar infrastrukturën rrugore përgjatë gjurmës së gazsjellësit në qarkun e Korçës përfundoi para fillimit të dimri. Në zonat më të largëta malore të Korçës, nga ana e projektit TAP janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para rreth 15.5 km rrugë dhe 9 ura që lidhin fshatrat me zonën urbane. Tashmë zonat më të thella malore të Korçës, si fshati Shtyllë, nuk do të kenë më problem të lidhen me qytetin apo me fshatrat përreth.

“Rruga e re na ka larguar nga izolimi dhe na larguar frikën e udhëtimit drejt Korçës. Tashmë edhe ne mund të tregtojmë prodhimet tona në Korçë, mund të dërgojmë fëmijët në shkollë pa patur frikën e rreziqeve që paraqiste rruga dhe shpresojmë që banorët e larguar nga fshati jonë të kthehen pasi nuk do jemë më të izoluar nga pjesa tjetër e botës.” thanë banorët e fshatit Shtyllë gjatë takimit përfaqësuesit e qeverisë.

Infrastruktura e re rrugore është e standardeve më të larta duke e bërë transportin e mallrave dhe njerëzve shumë të lehtë e të sigurtë pavarërisht territorit shumë të thyer malor, i cili shkon deri në 1800 metra mbi nivelin e detit.

  • Në Korçë janë rindërtuar 9 ura dhe rreth 15.5 km rrugë.
  • Janë bërë mbi 150’000 m3 gërrmime
  • Është përdorur rreth 90’000 m3 çakull
  • Janë ndërtuar 2  ura dhe 53 vepra arti 
  • Është bërë përforcimi i skarpatave në një sipërfaqje prej 7’000 m2
  • Janë ndërtuar 7’570 m3 mure mbajtëse
  • 37’000 m2 argjinaturë mbështetëse / mbrojtëse dhe bimësi (bar)

Kjo infrastrukturë rrugore do të ndihmojë transportin e tubave dhe makinerive të tjera të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit TAP si edhe do të ndihmojë në zhvillimin e komuniteteve vendore përreth.

Punimet për fazën e parë të rehabilitimit të infrastrukturës përgjatë gjurmës së gazsjellësit TAP përfshijnë 12 rrugë dhe 42 ura (2 prej të cilave janë ndërtuar nga e para). Këto punime nisën në verën e vitit 2015 dhe tashmë më shumë se 96% e punimeve kanë përfunduar. Rreth 99% e punëtorëve kanë qenë shqiptarë.