Qeveria Franceze i Dorëzon TAP Medalionin e Mirënjohjes për Kontributin në Ekonomi Skip to main content

Kthehu pas

Qeveria Franceze i Dorëzon TAP Medalionin e Mirënjohjes për Kontributin në Ekonomi

14 dhjetor 2016

 

Ambasada Franceze në Tiranë, në emër të Qeverisë Franceze, i dorëzoi Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktorit Spiecapag Medalionin e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në ekonominë franceze nëpërmjet industrisë. Medalioni i Mirënjohjes iu dorëzuar menaxherit të TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgos.

 

Dorëzimi i medialionit u bë me datë 8 dhjetor, gjatë një vizite të Sekretarit të Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Harlem Desir, Ambasadorit të Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, dhe zëvendës Ministrit të Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Beqja, në sheshin kryesor të magazinimit të projektit TAP në afërsi të Durrësit. Sekretari i Shtetit Francez për Çështjet Evropiane shprehu interesimin e Qeverisë Franceze për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Gjithashtu ai përmendi gazsjellësin TAP dhe përfshirjen e kompanisë franceze Spiecapag, për ndërtimin e segmentit tokësor të këtij gazsjellësit, si një prej aktiviteteve ekonomike më të rëndësishme të Francës në Shqipëri.

Të pranishmit, gjatë kësaj vizite panë nga afër tubat e çelikut dhe makineritë që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të gazjellësit TAP në Shqipëri. Menaxheri i TAP për Shqipërinë bëri një prezantim të rëndësisë që ka TAP për Shqipërinë dhe Evropën ndërsa përfaqësuesit e Spiecapag bënë një prezantim të ecurisë së punimeve për ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri.