TAP, praktikat më të mira për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Skip to main content

Kthehu pas

TAP, praktikat më të mira për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

16 dhjetor 2016

 

TAP tregoi mbi ekspertizën dhe standardet që ndjek në fushën e trashëgimisë kulturore gjatë një tryeze pune organizuar me 14 dhjetor 2016 nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Univeristeti i Tiranës. Titulluar “Arkeologjia e shpëtimit në raport me zhvillimet e reja në territor dhe ekuilibri mes tyre”, ky aktivitet kërkoi rritjen e ndërgjegjësimit rreth trashëgimisë kulturore si pjesë përbërëse e projekteve të mëdha infrastrukturore. 

 

Neil Fairburn, Këshilltar i Lartë për Trashëgiminë Kulturore në TAP dhe Lorenc Bejko, Ekspert i Trashëgimisë Kulturore për TAP në Shqipëri, prezantuan eksperiencën e  ndërtimit të gazsjellësit duke mos krijuar shqetësime për komunitetet përreth dhe duke respektuar trashëgimiminë kulturore.

Ministria e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi u shpreh: “Shëmbulli për të treguar se është e mundur të realizohet është zhvillimi i projektit TAP në Shqipëri, ndërtimi i të cilit po vijon duke na dhënë edhe ne mundësinë që të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore. Gjithçka bëhet mirë nësë bëhet në mënyrë transparente, me largpamësi dhe në mënyrë të integruar midis sektorit publik dhe atij privat.”

Neil Fairburn, Këshilltar i Lartë për Trashëgiminë Kulturore në TAP tregoi se “Gjatë ndërtimit të gazsjellësit TAP, që ka filluar një vit e gjysëm më parë, ne po zbatojmë standardet më të larta Evropiane për të siguruar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Greqi dhe Itali. TAP ka ngritur në Shqipëri një ekip me rreth 30 ekspertë që kanë kryer studime gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit, përpara se të fillojnë monitorimin e ndërtimeve. Përgjatë gjithë korridorit të ndërtimit të gazsjellësit TAP, janë rreth 400 ekspertë të trashëgimisë kulturore që do të ndjekin punimet në përputhje me planin e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.”

Të pranishmit në këtë tryezë pune diskutuan eksperiencat e deritanishme mbi mundësitë e bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit. Përveç përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë studentë nga Univeristeti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore.