TAP gjatë Studimit Përdor Helikopter për të Minimizuar Ndikimin ndaj Ambientit Skip to main content

Kthehu pas

TAP gjatë Studimit Përdor Helikopter për të Minimizuar Ndikimin ndaj Ambientit

16 janar 2017

Leçe, Itali. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) gjatë një studimi gjeo-teknik të zhvilluar në San Foca, nga 13 deri më 19 dhjetor 2016, përdori një helikopter për të ulur ndikimin mbi makian mesdhetare, pyllin që gjendet kryesisht përgjatë bregdetit në jug të Italisë. Pas këtij studimi, si edhe studimeve të tjera të zhvilluara në plazhin San Foca në tetor 2016, TAP ka përmbyllur tashmë të gjitha studimet gjeologjike e nevojshme për ndërtimin e një mikro-tuneli thuajse 1.5 km të gjatë, i cili do të garanton uljen në minimum të ndikimit mbi ambientin dhe zhvillimin e punimeve duke e anashkaluar plazhin.

 

Studimi gjeoteknik është zhvilluar me qëllim mbledhjen e të dhënave mbi profilin stratigrafik të tokës dhe identifikimin e përbërësve të saj. Ai përfshinte shpimin e një pusi model me një diametër prej pothuajse 13 centimetrash, në një thellësi prej 25 metrash. Ekipi mblodhi modele nga toka për çdo metër, të ashtuquajturat “modelet karrota”, të cilat u vendosën në disa kasa të veçanta, përpara se të analizoheshin në laborator.

Në mënyrë që të sigurohej mbrojtja maksimale e ambientit në makian mesdhetare, makineria e shpimit është transportuar me helikopter (shih video).

Sapo aktivitetet e marrjes së modeleve përfunduan, ambienti u rikthye plotësisht në gjendjen e mëparshme dhe pusi u mbush me gur gëlqeror të certifikuar. Gjithashtu, në përputhje me politikën e TAP për të shmangur çfarëdolloj ndërhyrje gjatë sezonin turistik në verë dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme në bregdet, punimet u zhvilluan në muajin dhjetor.

TAP do të vazhdojë të punojë duke u kujdesur për tokën dhe duke kufizuar sa më shumë çdo ndikim në ambient përgjatë gjurmës të projektit.