TAP informon të rinjtë mbi Mundësitë për t'u bërë Inspektorë Terreni Skip to main content

Kthehu pas

TAP informon të rinjtë mbi Mundësitë për t'u bërë Inspektorë Terreni

06 mars 2017

 

Tiranë. Në fund të shkurtit, TAP organizoi aktivitetin e tretë informues për profesionitët e rinj që janë të interesuar në nisin e një karrierë si inspektorë terreni, duke ndjekur trajnimet dhe kurset përkatëse.

 

Më shumë se 100 të rinj ndoqën këtë aktivitet, organzuar në Tiranë, për të mësuar më shumë rreth asaj që të ofron një karrierë si inspektor terreni në TAP. Richard Yves Anstey, Manaxher për Kontrollin e Cilësisë, u tregoi pjesëmarësve mbi standardet e larta të punës në TAP dhe mbi mjedisin e punës në një kompani ndërkombëtare të specializuar në fushën e energjisë. Ai përshkroi në detaje rrugën që duhet të ndiqet për të nisur karrierën si inspektorë terreni duke marrë pjesë në trajnime dhe kurse të veccanta formimi.

Deri në qershor të vitit 2017, pritet që TAP të përmbyllë procesin e përzgjedhjes së 16 të rinjve shqiptar që do të nisin punën si inspektorë terreni.

Gjatë këtij takimi informues, dy të rinj që aktualisht kanë filluar punë si inspektorë në TAP ndanë me të pranishmit eksperiencën e tyre të deritanishme. Ata i treguan të rinjve të tjerë sesi TAP ka ndikuar në rritjen e tyre profesionale.

Nëpërmjet këtij takimi informues, TAP synon që të përfshijë sa më shumë të rinj të cilët do të mund të listojnë në eksperiencat e tyre profesionale edhe punën në një prej projekteve më të mëdha energjetike në Evropë. Përgatitja e inspektorëve të terrenit është pjesë e trashëgimisë që projekti TAP do të lërë në kuadër të rritjes dhe zhvillimit të profesionistëve vendas.