Rruga e rindërtuar nga TAP i jep shpresë banorëve të fshatit Shtyllë Skip to main content

Kthehu pas

Rruga e rindërtuar nga TAP i jep shpresë banorëve të fshatit Shtyllë

20 prill 2017

 

Fshatit Shtyllë, i cili ndodhet rreth 35 km nga qyteti i Korçës dhe 1’500 metra mbi nivelin e detit, ka qenë për shumë kohë një komunitet i izoluar dhe një zonë e vështirë për t’u vizituar për shak të rrugës në gjendje të keqe. Ndërtimi i gazsjellësit TAP në këtë zonë dhe dhe rindërtimi i rrugës së fshatit Shtyllë u ka dhënë banorëve mundësinë që të shpresojnë për një të ardhme më të mirë. 

 

Dylbere Pino, 64 vjeçare, nuk ka nevojë për një plan biznesi apo për një studim tregu, për të kuptuar se mundësia që po i vjen duhet kapur në ajër.

Pak metra larg shtëpisë së saj, po ngre një restorant dhe disa dhoma akomodimi. Ajo është një grua e guximshme dhe me ndihmën edhe të pjesës tjetër të familjes do ta çojë deri në fund investimin. “Kur bëheshin punimet për rrugën, punëtorët e TAP vinin dhe hanin këtu në shtëpinë time. Mblidheshin të gjithë në këtë dhomë të vogël dhe hanin çfarë ju gatuaja unë. Kështu lindi edhe ideja e restorantit”, thotë ajo.

Përveç punëtorëve të TAP ajo pret që me rrugën e re turistët do ta kenë më të lehtë të vizitojnë këtë fshat të bukur malor dhe do të ndalojnë në restorantin e saj.

Tashmë edhe prodhimet e fermës së saj e gjejnë më shpejt rrugën drejt tregut urban të Korçës përgjatë gjithë vitit. “Tani që rruga është rregulluar, një pjesë të prodhimit e mbaj për nevojat familjare, ndërsa pjesën tjetër e shes.”, shprehet Dylberja.

Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga ana e TAP, Korça është rreth 45 minuta larg, nga rreth 2 orë që duhej më pare. Siguria e transportit është përmirësuar gjtihashtu. Ky fshat, sikurse edhe të tjerë në këtë zonë, qëndrojë të izoluar për shumë kohë nga moti i ftohtë ku shpesh dëbora nuk shkrin deri në mars.