Kryebashkiaku i Fierit dhe TAP inspektojnë punimet në shkollën e Grecallisë në Fier Skip to main content

Kthehu pas

Kryebashkiaku i Fierit dhe TAP inspektojnë punimet në shkollën e Grecallisë në Fier

09 maj 2017

Tiranë, Shqipëri. Më 25 prill, Drejtori i Përgjithshëm i TAP, Ian Bradshaw, vizitoi punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit, pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP në Shqipëri. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo.

 

Pas përfundimit të punimeve, në shtator të këtij viti, mbi 200 nxënës do të zhvillojnë mësim në kushte shumë më të mira. “Kjo është shkolla e dytë në Bashkinë e Fierit ku TAP ka investuar në përmirësimin e ambienteve dhe kushteve për zhvillimin e mësimit. Jam shumë i kënaqur që punimet po ecin sipas parashikimeve dhe në shtator nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin e ri shkollor në një shkollë thuajse krejtësisht të re.” u shpreh Shkëlqim Bozgo gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, shprehu vlerësimin e vet për bashkëpunim me TAP në realizimin e këtij projekti por edhe projekteve në vazhdim. “Pas reformës Administrative ky është projekti i parë që realizojmë me mbështjen financiare të TAP. Shpresojmë që brenda pak ditësh të fillojmë edhe projektin e dytë, që është ndërtimi i ujësjellësit në Njësinë Administrative Mbrostar, i cili përfshin më shumë se 6 fshatra” u shpreh ai.

Investimi i TAP për këtë shkollë parashikon rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme e të jashtme duke përfshirë suvatimet, shtrimin e pllakave, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe të internetit, tualetet, izolimin termik, etj. Duke qenë se siguria është përparësia kryesore e TAP kjo shkollë do të pajiset me sistem mbrojtje ndaj zjarrit dhe me shkallë emergjence sipas stadardeve ndërkombëtare.

Investime Sociale dhe Mjedisore të TAP që janë përfunduar:

Investime Sociale dhe Mjedisore të TAP që janë në zhvillim e sipër:

  • Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Fuad Babani” në Bilisht
  • Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Thanas Ikonomi” në Fier
  • Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë
  • Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë
  • Faza e dytë e programit të praktikave profesionale për studentët
  • Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në Vithkuq, Korçë