Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri fton TAP të prezantojë ecurinë e projektit Skip to main content

Kthehu pas

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri fton TAP të prezantojë ecurinë e projektit

19 maj 2017

Më 19 Maj, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) në kuadrin e promovimit të investimeve të huaja me impakt pozitiv në ekonominë dhe shoqërinë Shqiptare organizoi takimin e parë ku në fokus ishte Gazsjellësi Trans Adriatik, si investimi më i madh direkt në Shqipëri. Prezantimi i projektit, ecurisë, sfidave dhe zgjidhjeve me të cilat është përballur TAP u bë nga Shkëlqim Bozgo, Drejtori për Shqipërinë.

 

Silvio Pedrazzi, President i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), hapi aktivitetin duke thënë: “Mendoj se FIAA, në përmbushje të misionit të saj ka gjithashtu detyrimin që të sjellë në vëmendjen publike suksesin e bizneseve dhe arritjet e anëtarëve të saj. Në rastin e TAP, duhet të theksoj jo vetëm madhësinë e kësaj vepre, por edhe cilësinë që ky projekt mbart, si investimi më i madh i kryer deri tani në Shqipëri, dhe gjithashtu theksoj të gjitha efektet e tjera pozitive në shoqëri, veçanërisht për komunitetet lokale, nëpërmjet  investimeve sociale të nga TAP”.

Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, falenderoi të pranishmit duke u shprehur se:“TAP përfaqëson njëkohësisht një garanci dhe një shembull për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në Shqipëri. Ne e vlerësojmë mundësinë e krijuar për të ndarë informacion në lidhje me projektin TAP, ecurinë dhe efektet pozitive shumë dimensionale që ai ka në ekonominë e vendit.”

Më tej, Drejtori i TAP për Shqipërinë vijoi me një prezantim të projektit, rëndësinë që ai ka për Evropën, rajonin dhe vetë Shqipërinë duke krijuar shumë mundësi për kompani të tjera që i ofrojnë shërbime. Gjithashtu, TAP do të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve për sektorin e gazit në Shqipëri, nënvizoi Bozgo. Ai u ndal tek sfidat që paraqet një investim i këtyre përmasave si edhe në investimet sociale që tashmë po implementohen gjatë gjurmës së gazsjellësit. 

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtarët e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare si edhe shumë kontraktorë të TAP.