TAP Përfundon Ndërtimin e Një Rrugë Të Re Skip to main content

Kthehu pas

TAP Përfundon Ndërtimin e Një Rrugë Të Re

27 qershor 2017

Korçë, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), në bashkëpunim me Bashkinë e Devollit, ka përfunduar ndërtimin e një segmenti rrugor prej tre kilometrash, pranë fshatit Vishocicë në Bilisht, që të lidh me stacionin e matjes, i cili është në ndërtim e sipër.

 

Siguria teknike në punë është një prioritet absolut për TAP. Qëllimi pse u ndërtuar ky segment rrugor është shmangia e çdo shqetësimi apo rreziku që mund të krijohet për banorët e zonës nga qarkullimi i mjeteve të projektit. Tashmë, transporti i makinerive për ndërtimin e gazsjellësit në dy vitet e ardhshme do të shmangin krejtësisht katër fshatra në zonën e Bilishtit me rreth 2.000 banorë.

Ndërtimi i rrugës së re u vendos pas konsultimeve me Bashkinë e Devollit. Kjo rrugë shmang mbingarkimin e trafikut në aksin ekzistues që lidh Bilishtin me Vishocicën dhe zonën përreth.

Pasi të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve civile, rruga do të krijojë lehtësi edhe në lëvizjen e fermerëve dhe makinerive bujqësore duke lehtësuar trafikun në këtë zonë. “Rruga e re më ndihmon shumë që të lëviz më lehtë traktorin dhe mjetet e tjera për të punuar tokën apo për t’u kujdesur për të mbjellat.” thotë një bujk nga fshati Vishocicë.

Me rastin e hapjes së rrugës për qarkullimin e mjeteve të TAP, bashkë me banorët e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati, përfaqësues të TAP, William Gerard Long dhe Alketa Zallemi bashkë me përfaqësues të shoqërisë së përbashkët Renco-Terna, Ioannis Litos dhe Paolo Curzi.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që do të përdoret gjatë ndërtimit të gazsjellësit TAP, rrugët dhe urat ndihmëse, ka nisur që në korrik të vitit 2015. Gjatë fazës së parë u përmirësuan mbi 58 km rrugë, u ndërtuan 2 ura të reja dhe u rehabilituan 40 ura ekzistuese. Gjatë fazës së dytë të punimeve do të rehabilitohen rreth 120 km rrugë, prej të cilave janë sistemuar mbi 60 km.