TAP Pajis Ekipet e Punës me Barela të Ndihmës së Parë Skip to main content

Kthehu pas

TAP Pajis Ekipet e Punës me Barela të Ndihmës së Parë

20 mars 2018

Tiranë, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Spiecapag, kontraktor i TAP, janë përkushtuar që të pajisin ekipet e punës me barela të ndihmës së parë deri në fund të muajit Mars. Deri më tani, 12 ekipe pune janë pajisur me barela dhe persona të caktuar janë trajnuar si t’i përdorin.

Pas kësaj faze, mjekët e kampit do të sigurojnë gjithashtu trajnime në terren për përdorimin korrekt të barelës së ndihmës së shpejtë. Ky trajnim do të përfshijë udhëzime për trajtimin e dëmtimeve të lehta dhe vendosjen e sigurt e personit të lënduar në barelë si edhe, nëse do të nevojitet, transportimin në vendin më të afërt për trajtim ose në një ambulancë. Nëse dëmtimi është i rëndë, do të pritet derisa një infermier ose doktor të arrijë në vend.

Kjo nismë ka i dhënë tashmë rezultatet e para. Me datë 12 Mars, ekipi i doktorëve të TAP dhe Spiecapag ndihmoi nxënësit e aksidentuar pranë fshatit Verzhezhë, ndërkohë që po shkonin në shkollë. Automjeti që po transportonte nxënësit doli nga rruga dhe ra rreth 30 poshtë në luginë. Doktorët dhe auto-ambulanca e TAP dhe Spiecapag ndihmuan në transportin e të lënduarve në spital. Gjithashtu u ofrua ndihmë për ngritjen e minibusit. 

 

Pajisja e ekipeve të punës me barela të ndihmës së parë është një vendim vullnetar i TAP dhe Spiecapag për të rritur më tej standardin e sigurisë. Politikat e TAP për sigurinë teknike dhe shëndetin parashikojnë kujdesjen për komunitetet përgjatë gjurmës, forcës punëtore dhe aksionarëve.