Skip to main content

Kthehu pas

11 Zyrtarë Qeveritarë Vizitojnë Kantieret e Ndërtimit të TAP në Çorovodë

22 mars 2018

Tiranë, Shqipëri. Në datat 15 dhe 16 mars, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Entit Rregullator të Energjisë, Albgaz dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar patën mundësinë të shohin personalisht punimet dhe ecurinë e ndërtimit të TAP-it.

 

Vizita përfshiu ndalesa në disa kantiere ndërtimi në afërsi të fshatit Qafë dhe në kantierin e mikro-tunelit në afërsi të Çorovodës, në rajonin e Skraparit dhe zyrtarët patën mundësinë të informohen rreth teknologjisë moderne të shpimit që po përdoret nga kontraktorët e TAP.

Përpara vizitës, zyrtarët morën pjesë në trajnimin e detyrueshëm orientues të sigurisë që jepet nga ekipi i Kontraktorit të TAP-it. 11 zyrtarët qeveritarë morën gjithashtu pjesë në një seancë informimi mbi standardet e sigurisë, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe ndërtimit të TAP-it organizuar në Kampin Nr. 4 në Çorovodë. Ekipi i TAP paraqiti ecurinë e deritanishme të ndërtimit në pjesën tokësore dhe se çfarë përbën ky proces i ndërlikuar, duke shqyrtuar gjithashtu në detaje sfidat me të cilat përballet ekipi dhe si po trajtohen dhe tejkalohen ato.

Vëmendja dhe puna e treguar nga TAP-i dhe kontraktorët e tij lidhur me standardet e sigurisë dhe mjedisore la mbresa të qarta pozitive tek zyrtarët. Pas vizitës, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se TAP-i do të lërë në vend një trashëgimi të rëndësishme të kulturës së sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit në Shqipëri.