Takim Me Nxënësit mbi Sigurinë Rrugore Skip to main content

Kthehu pas

Takim Me Nxënësit mbi Sigurinë Rrugore

06 prill 2018

Tiranë, Shqipëri. Gjatë muajit Mars, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale nisi një tjetër fushatë ndërgjegjësimi mbi sigurinë rrugore. “Jeta vlen më shumë sesa një moment” ishte mesazhi i fushatës ndërgjegjësuese ku morën pjesë më shumë se 1’000 nxënës.

 

Përfaqësues të TAP, Drejtorive Arsimore Rajonale, stafeve mësimdhënëse dhe Policisë Rrugore vizituan dhe u takuan me nxënës nga disa shkolla të Fierit, Çorovodës dhe Poliçanit. Ata i ftuan nxënësit që të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Takimet me nxënësit u shoqëruan me shfaqjen e filmit “Rinia Evropiane”, prodhuar nga PAMECA.

Diana Sinojmeri, Menaxhere për Grupet e Interesit në TAP Shqipëri, tha: “Për TAP siguria vjen e para dhe rëndësinë e këtij mesazhi mundohemi ta komunikojë sa më gjerë e ta përcjellim në sa më shumë komunitete dhe grup-mosha. Kemi vizituar disa shkolla dhe kam parë që të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj situatës së aksidenteve rrugore si edhe shprehin dëshirën e tyre për t’a përmirësuar kulturën e sigurisë rrugore në vend.”

Filmi “Rinia Evropiane” u shfaq për nxënësit e shtatë shkollave të mesme, në ambientet e vetë shkollave apo në kinematë e qyteteve. Filmi trajton sigurinë rrugore nga këndvështrimi i vetë të rinjve nga vende të ndryshme evropiane. I shkruar dhe i drejtuar nga Matteo Vicino, filmi është një nismë kundra sjelljeve të papërgjegjshme gjatë drejtimit të makinës si dërgimi i mesazheve, përdorimi i alkoolit, lodhja në timon, etj.

“Jeta vlen më shumë sesa një moment” nuk është fushata e parë që TAP i kushton ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore. Përgjatë gjithë vitit 2017 TAP ka organizuar një sërë aktivitetesh informuese për nxënësit e shkollave 9 vjeçare pranë gjurmës së gazsjellësit ku u arrit të informohen dhe të trajnohen mbi sigurinë në rrugë më shumë se 7’000 nxënës. Në Nëntor të vitit 2017, TAP së bashku me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Policinë Rrugore u organizua java e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore. Ndërkohë, që nga vera e vitit 2017 TAP po vijon pa ndërprerje fushatën ndërgjegjësuese në radio ku i bëhet thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

 

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube