Skip to main content

Kthehu pas

TAP Fillon Asfaltimin e 8.5 km Rrugë në Fier

10 prill 2018

Fier, Shqipëri. Në Prill 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar në Bashkinë e Fierit asfaltimin e një segmenti rrugor shumë të amortizuar, i cili përdoret nga banorët e më shumë se 14 fshatrave. Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe plazheve të Semanit dhe Darzezës.

 

Ashtu si edhe ishte njoftuar më parë, me të mbaruar transporti i materialeve dhe makinerive të rënda drejt Stacionit të Kompresorit në Fier, TAP ka nisur nga puna për të përmirësuar këtë segment rrugor. Me përmirësimin e kushteve të motit, ka nisur edhe hedhja e shtresës së asfaltit duke e bërë gati rrugën para stinës së verës për të pritur fluksin e pushuesve. Në bashkëpunim me pushtetin vendor u bë vlerësimi paraprak i gjendjes së rrugës dhe nisi puna për sistemimin e saj, financuar nga TAP dhe kontraktori JV Renco Terna.

Rruga e Dermenasit nuk është investimi i vetëm i TAP në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. TAP ka ndërtuar në këtë Bashki rreth 8 km rrugë krejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit. Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.

Duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe autoritetet shqiptare, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube