Skip to main content

Kthehu pas

TAP ka Nisur Rehabilitimin e Rrugës Bilisht-Vishocicë

20 prill 2018

Devoll, Shqipëri. Në Prill 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar rehabilitimin e një tjetër aksi rrugor prej 4.5 kilometrash nga Bilishtit deri në Vishocicë. Rruga do të ndihmojë lidhjen e fermerëve të kësaj zone me tregjet e Bilishtit dhe Korçës më lehtë, më shpejt dhe më të sigurt.

 

TAP dhe kontraktori i TAP kanë nisur tashmë punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës që lidh qytetin e Bilishtit me fshatin Vishocicë dhe që të shpie deri tek Stacioni i Matjeve të TAP. Janë rreth 5’000 banorë që jetojnë në fshatrat Vishocicë, Dobranj, Kurrilë, Trestenik, Miras, Kapshticë dhe Bracanj të cilët e përdorin këtë rrugë.

Kryeplaku i fshatit Vishocicë, Zeqir Topçiu, shprehet me mirënjohje për investimin: “Kjo rrugë do të lehtësojë jetën e banorëve dhe fermerëve të kësaj zone të cilët duhet të transportojnë produktet bujqësore drejt qytetit.”

Projekti për rehabilitimin e rrugës, në zona me frekuentim të lartë këmbësorësh, parashikon ndarjen e hapësirës së këmbësoreve nga ajo e mjeteve motorike duke ndihmuar në rritjen e sigurisë. Rruga do të shtrohet me asfalt dhe punimet pritet të përfundojnë në muajin Maj. Për rehabilitimin e këtij aksi rrugor është përzgjedhur kompania shqiptare NIEM sh.p.k. dhe janë punësuar rreth 40 persona.

Kjo nuk është rruga e vetme ku TAP ka investuar në Bashkinë e Devollit. Edhe më parë është ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në afërsi të fshatrave Vishocicë,Trestenik dhe Cangonj.

Duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe autoritetet shqiptare, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar tashmë.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube