Skip to main content

Kthehu pas

Korpusi i Vullnetarëve dhe TAP Vijojnë Fushatën e Ndërgjegjësimit dhe Pastrimit në Berat

03 korrik 2018

Berat, Shqipëri. Më 30 qershor 2018, rreth 230 vullnetarë nga Korpusi i Vullnetarëve me mbështetjen e Programit për Investime Sociale dhe Mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, morën pjesë në një aksion pastrimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e një mjedisi të pastër në Berat.

 

Aksioni i pastrimit nga mbetjet urbane përfshiu zonën e lumit Osum, mes dy urave, dhe lagjes muze të qytetit, Mangalem. Zonat ishin të ndotura me mbetje të ndryshme, sidomos plastikë, dhe kishin një nevojë urgjente për një ndërhyrje të tillë pasi sezoni veror tashmë ka nisur duke sjellë turistë të shumtë.

Nga lumit Osum dhe lagjia muze e Mangalemit vullnetarët hoqën më shumë se 1000 thasë me mbetje të cilat u dërguan në zonën e përcaktuar nga Bashkia e Beratit.

Këto pastrime janë pjesë e një serie veprimtarish të ngjashme që TAP do të mbështesë edhe në zona të tjera, në përputhje me përkushtimin e TAP për mbrojtjen e mjedisit.

Më parë, rreth 500 vullnetarë nga Korpusi i Vullnetarëve në bashkëpunim me TAP dhe autoritet lokale pastruan rreth 5.5 hektarëve në zonën e Pyllit të Semanit dhe Urës së Mbrostarit.