Skip to main content

Kthehu pas

Një Vështrim nga Jashtë: " Investimi juaj sjell mirëqenie dhe shpresë"

28 maj 2019

Deri tani, TAP ka rehabilituar dhe inauguruar disa shkolla në Shqipëri, si pjesë e programit për investimet sociale dhe mjedisore. Ne u takuam me Hajdër Lilo, drejtorin e shkollës Fuat Babani në Bashkinë Devoll, për të kuptuar ndikimin ​në komunitetin lokal të rehabilitimit të shkollës nga ana e TAP.

Pse janë të rëndësishme investimet sociale dhe mjedisore te TAP?

Së pari ju falënderojmë për investimin tuaj në rehabilitimin e shkollës Fuat Babani.

Falë TAP, tani kemi kushte më të mira pune për mësuesit, mjedise më të mira mësimi  dhe edukimi për nxënësit, realizim dëshirash e qetësi shpirtërore për prindërit, që fëmijët e tyre ndihen të sigurt e komod në përparimin e tyre. Mjedisi i shkollës mund të jetë edukativ vetëm kur është i krahasueshëm apo më i mirë se mjedisi familjar.

 

Çfarë të mire i ka sjellë komunitetit rikonstruksioni i shkollës nga TAP?

Ka një opinion shumë të mirë nga komuniteti për TAP, në përgjithësi. Investimi juaj në shkollën tonë sjell mirëqenie dhe shpresë se gjerat përmirësohen me ndërhyrjen tuaj.

 

Do të donit të kishte më shumë biznese që investojnë në projekte të ngjashme?

Në qoftë se çdo biznes do të merrte një angazhim investimi të tillë, atëherë do të kishim një partneritet afatgjatë dhe përmirësime të ndjeshme në infrastrukture e komunitet.

Shënim: Për të mundësuar kalimin e sigurt të tubave në Shqipëri, rreth 180 km rrugë kalimi do të jenë ndërtuar nga e para ose riparuar në kohën kur ndërtimi i tubacionit të ketë përfunduar.

 

Nga investimi i TAP dhe nga bashkëpunimi me TAP, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje dhe si jeni ndjerë?

Ne patëm një bashkëpunim të ngushtë me TAP dhe veçanërisht me ekipin e Investimeve sociale. Unë vlerësoj ndershmërinë disiplinën e lart dhe faktin që mbajtën fjalën e tyre.

 

Çfarë ndryshimesh keni vënë re pas implementimit të këtij projekti?

Ndryshimet pas investimit tuaj janë te ndjeshme. Kushte më të mira do të thotë rezultate më të mira.

Në vitin e kaluar shkollor, viti i parë në shkollën e ri-konstruktuar, rezultatet ishin shumë të mira në kalueshmëri e cilësi, disiplinë e aktivitete. Në provimet e Maturës Shtetërore shkolla jonë u rendit e 36-ta në rang kombëtar (nga 384 shkolla të mesme publike).