Skip to main content

Kërkesa nga Media

Për të gjitha kërkesat nga media, ju lutemi të dërgoni pyetjen tuaj me e-mail së bashku me detajet e plota të kontaktit në media@tap-ag.com.

Për kërkesat nga media në greqisht, jeni të lutur të kontaktoni media_gr@tap-ag.com. Për kërkesat në shqip, jeni të lutur të kontaktoni Agim.Fjolla@tap-ag.com dhe për kërkesat në italisht, jeni të lutur të kontaktoni Luigi.Quaranta@tap-ag.com.

Logo e TAP për shkarkim:

Logo në format jpg

Logo në format gif

 

TAP Shënon Instalimin e Turbo-Kompresorëve në Shqipëri

TAP Shënon Instalimin e Turbo-Kompresorëve në Shqipëri

11 qershor 2018

Më 8 qershor 2018, TAP shënoi instalimin me sukses të turbo-kompresorëve në stacionin e kompresorit në Fier. Turbo-kompresorët janë “zemra” e stacionit të kompresorit dhe do të luajnë një rol kyç për transportimin e gazit përmes tubacionit. Deri më tani kanë përfunduar mbi 30% të punimeve të përgjithshme për ndërtimin e stacionit të kompresorit në Fier dhe janë punësuar më shumë se 210 persona, 70% e të cilëve janë punëtorë lokalë.

Përurohet në Bilisht Shkolla e Rikonstruktuar nga TAP

Përurohet në Bilisht Shkolla e Rikonstruktuar nga TAP

21 maj 2018

Bilishti, Shqipëri. Në muajin Maj, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përuroi zyrtarisht shkollën “Fuat Babani” në Bilisht cila është rikonstruktuar nga e para dhe është pajisur edhe me sistem ngrohje. Rikonstruksioni i kësaj shkollë, me vlerë rreth 600’000 Euro, është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP dhe tashmë i ofron kushte shumë më të mira mësimi rreth 800 nxënësve.

TAP Fton Kompanitë të Kualifikohen Paraprakisht për Sistemet e Telekomunikacionit dhe Sigurisë

TAP Fton Kompanitë të Kualifikohen Paraprakisht për Sistemet e Telekomunikacionit dhe Sigurisë

2 maj 2018

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka hapur procesin e kualifikimit paraprak për inxhinierinë, prokurimin, instalimin dhe administrimin (EPIM) për sistemet e telekomunikacionit dhe sigurimit. Këto elemente do të krijojnë një rrjet gjithëpërfshirës që lidh teknologjitë e ndryshme të gazsjellësit në vendet pritëse të TAP-it, përfshirë rrjetin e fibrave optike, qendrat e të dhënave në Itali dhe Zvicër, Stacionet e Kompresorëve në Greqi dhe Itali, etj.

TAP Merr Certifikimin ISO 14001

TAP Merr Certifikimin ISO 14001

27 prill 2018

Baar, Zvicër. Në prill të vitit 2018, sistemi i menaxhimit mjedisor i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që mbulon të gjitha veprimtaritë ndërtimore në Itali, Shqipëri dhe Greqi, si dhe veprimtaritë e korporatës së TAP-it, është certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit me standardin (ISO) 14001:2015. Përftimi i këtij certifikimi siguron që TAP-i punon duke zbatuar praktikën më të mirë të industrisë lidhur me proceset dhe dokumentacionin mjedisor. Certifikata iu dorëzua TAP-it nga Bureau Veritas.

TAP Rikonstrukton Ujësjellësin e Mbrostarit

TAP Rikonstrukton Ujësjellësin e Mbrostarit

26 prill 2018

Fier, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi gjatë muajit Mars rikonstruksionin e ujësjellësit të Mbrostarit në Bashkinë e Fierit. Ujësjellësi i ri, një investim prej 556’500 eurosh, tashmë i shërben rreth 10’500 banorëve të 6 fshatrave të kësaj zone.

TAP Mundëson Mobilimin e Bibliotekës së Beratit

TAP Mundëson Mobilimin e Bibliotekës së Beratit

29 mars 2018

Me datë 29 Mars 2018, përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit. Ky investim prej afërsisht 16’000’000 Lekësh, i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve. Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri, janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh. Gjithashtu, TAP ka dhuruar dhe 400 libra.

TAP i Dhuron Qytetarëve të Tiranës 1’000 selvi

TAP i Dhuron Qytetarëve të Tiranës 1’000 selvi

19 mars 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) i dhuroi Bashkisë së Tiranës 1’000 selvi që do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo nisëm synon shtimin e hapësirës së gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e kryeqytetit. Kjo është sasia më e madhe e selvive që ka dhuruar deri më sot një sipërmarrje private për qytetin e Tiranës.

TAP Fton Studentët të Aplikojnë për Programin e Praktikave

TAP Fton Studentët të Aplikojnë për Programin e Praktikave

19 shkurt 2018

Në shkurt, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) hapi aplikimet për raundin e tretë të praktikave për të gjithë studentët që duan të marrin përvojë pune në një prej projekteve energjetike më të rëndësishme dhe dinamike në Evropë. Programi i praktikave në TAP synon të mbështesë aspiratat e studentëve për karrierë dhe t'i ndihmojë ata të jenë të suksesshëm. Më shumë se 70% e studentëve që kanë marrë pjesë në programin e praktikave profesionale të TAP-it janë tashmë të punësuar.

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

15 shkurt 2018

Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit. Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi edhe tek përgatitja për fazën operacionale dhe tregtinë, për t'u siguruar klientëve të TAP-it shërbimet më të mira dhe fleksibilitet."

TAP Nis Hapjen e Mikro-Tunelit 1.5 km të gjatë në Skrapar

TAP Nis Hapjen e Mikro-Tunelit 1.5 km të gjatë në Skrapar

14 shkurt 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, organizoi në Çorovodë ceremoninë e fillimit të punimeve për hapjen e mikro-tunelit prej 1.5 kilometrash, i cili do të bashkojë segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë dhe vetë përbërjes gjeologjike. Mikro-tuneli shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.

TAP dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 36 stola VIENA për sheshin “Skënderbej” në Tiranë

TAP dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 36 stola VIENA për sheshin “Skënderbej” në Tiranë

12 janar 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank i dorëzuan Bashkisë së Tiranës 36 stola VIENA, dhuratë e këtyre dy kompanive për sheshin “Skënderbej”. Të pranishëm gjatë dorëzimit dhe vendosjes së stolave ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, Ulrike Andres, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.