Skip to main content

Për komunitetet në Shqipëri

TAP do të mbështesë një gamë të gjerë projektesh për komunitetet nëpër të cilat kalon gazsjellësi.

Programi i Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) i TAP-it, e tejkalon shumën prej 14 milion €. Projektet do të përqendrohen në:

  • Cilësinë e jetesës së komuniteteve vendase, duke e vënë theksin në rehabilitimin e shkollave.
  • Zhvillimin e kapaciteteve që kanë lidhje me komunitetet nëpër të cilat kalon TAP
  • Mjetet e jetesës, duke e vënë theksin në nismat në bujqësi
  • Donacionet dhe përballimin e emergjencave

Përfaqësues të TAP-it janë në dialog të vazhdueshëm me komunitetet vendase  dhe me çdo nivel qeverisës për të vënë në zbatim projektet SEI për të cilat është rënë dakord në mënyrë reciproke e që mbështesin përparësitë e vetë komuniteteve për zhvillim.

Zbuloni disa nga projektet SEI të zbatuara në Shqipëri.

 

Rehabilitimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli, Fier

Rehabilitimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli, Fier

Shkolla “Thanas Ikonomi” ndodhet në fshatin Grecalli, në Bashkinë e Fierit. Ndërtuar në vitin 1975, shkolla ishte shkatërruar gradualisht deri në gjendjen që disa nxënës ndaluan së frekuentuari atë, për shkak të kushteve të sigurisë. TAP-i vendosi t’i rehabilitojë të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme të shkollës. Tashmë më shumë se 210 nxënës ndjekin mësimin në kushte më të mira.

Pastrimi i Lumit Osum në Qytetin e Beratit

Pastrimi i Lumit Osum në Qytetin e Beratit

“Pastrojmë Shqipërinë që duam" ishte një fushatë që zhvillohej nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë muajit Dhjetor të vitit 2017. Pjesë e kësaj fushate ishte pastrimi nga mbeturinat dhe thellimi i Lumit Osum në Berat. TAP iu bashkua kësaj nisme të Ministrisë.

Mobilimi Tërësor i Bibliotekës së Beratit

Mobilimi Tërësor i Bibliotekës së Beratit

Pas rikonstruksionit të godinës së saj në vitin 2016, biblioteka nuk mund të hapej për shkak të mungesës së mobilimit të përshtatshëm të sallave të leximit dhe të arkivës. Raftet ishin të tej mbushura dhe shumë prej 35’000 librave të bibliotekës mbaheshin në dysheme.

Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit

Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit

Kur furnizimi jetësor me ujë i komuniteteve pritëse ishte në nevojë serioze për rehabilitim, TAP ishte atje për të ndihmuar. Zona e Mbrostarit përbëhet nga një grup fshatrash (Petovë, Makaj, Verri, Kallm, Mojalli) në Bashkinë e Fierit. Ujësjellësi i vjetër nuk përmbushte dot nevojat e komunitetit prej 10’500 banorësh.

Rehabilitimi i Sistemit Vaditës Kuç-Bilisht

Rehabilitimi i Sistemit Vaditës Kuç-Bilisht

Edhe tokat më të mira kanë nevojë për vaditje në mënyrë që të prodhojnë në kapacitetin e tyre të plotë. Fermerët në fshatrat Kuç dhe Bilisht, në juglindje të Shqipërisë, e dinë këtë më së miri. Në 20 vitet e fundit ata nuk kishin mundësi të përdornin plotësisht tokat e tyre pjellore, për shkak të sistemit vaditës në kushte shumë të këqija.

Rehabilitimi i Shkollës "Fuat Babani" në Bilisht

Rehabilitimi i Shkollës "Fuat Babani" në Bilisht

Shkolla e Mesme “Fuat Babani” me më shumë se 800 nxënës të regjistruar, është një nga shkollat më të mëdha në Bilisht, Bashkia Devoll. Gjatë dekadave të fundit, ambientet e shkollës kishin degraduar në mënyrë graduale. Duke qenë se TAP-i kujdeset për nevojat e komuniteteve, ai vendosi të rikonstruktojë këtë shkollë të rëndësishme. Në shtator të vitit 2017, shkolla e rikonstruktuar hapi dyert për të mirëpritur nxënësit për një vit të ri akademik.

Rikonstruksioni i Muzeut "Gjon Mili" në Korçë

Rikonstruksioni i Muzeut "Gjon Mili" në Korçë

Fotografi Shqiptar Gjon Mili ka qenë një nga pionierët në përdorimin e instrumenteve stroboskopike. Plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur traditën dhe trashëgiminë kulturore në të gjithë vendet pritëse, TAP mbështeti rinovimin e një ndërtese ikonë në Korçë për të strehuar një muze dedikuar jetës së Milit dhe kontribut për botën e fotografisë. Muzeu i ri i fotografisë Gjon Mili hapi dyert e veta për publikun në Dhjetor 2018 dhe ekspozon mbi 240 fotografi të tij. Turistët tani mund të zbulojnë punën e një prej personaliteteve kryesore të Korçës.

Rehabilitimi i Shkollës "Hasan Ngjela" në Fshatin Veterik, Berat

Rehabilitimi i Shkollës "Hasan Ngjela" në Fshatin Veterik, Berat

Shkolla dhe kopshti “Hasan Ngjela”, me rreth 180 fëmijë, ndodhet në qendër të fshatit Veterik. Ndërtesa kishte shumë lagështirë dhe nevoja për rikonstruksionin e saj ishte e menjëhershme. Bashkia e Beratit e kishte me shumë përparësi dhe kërkoi për ndihmë.

TAP Dhe Korpusi i Vullnetarëve Pastrojnë Bashkë

TAP Dhe Korpusi i Vullnetarëve Pastrojnë Bashkë

Gjatë verës së vitit 2018, TAP bashkoi forcat me një OJF shqiptare për të pastruar mbeturinat në pesë zona problematike përgjatë gjurmës së tubacionit.

Pamje e Re për Shkollën "Tre Dëshmorët" në Fshatin Pobrat, Ura Vajgurore

Pamje e Re për Shkollën "Tre Dëshmorët" në Fshatin Pobrat, Ura Vajgurore

Si shkolla e vetme në zonë, “Tre Dëshmorët” kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Pjesa e brendshme e ndërtesës ishte në gjendje të mirë por fasada dhe oborri kishin nevojë për përmirësime të menjëhershme. Pas diskutimeve me autoritetet lokale, TAP u ofrua të financonte punimet.

Ndërtimi Nga e Para e Shkollës "Llukë Mita" në Konizbaltë, Ura Vajgurore

Ndërtimi Nga e Para e Shkollës "Llukë Mita" në Konizbaltë, Ura Vajgurore

Shkolla fillore “Llukë Mita” ndodhet në fshatin Konizbaltë, në Bashkinë e Urës Vajgurore. Shkolla, përpos qëllimit kryesor, shërbente dhe si kopsht. Gjendja e ndërtesës ishte e papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Duke qenë se rehabilitimi i shkollës ishte një nga përparësitë e autoriteteve vendore, TAP vendosi ta përfshinte ndërtesën në listën e Investimeve Sociale dhe Mjedisore. Shkolla e ndërtuar nga e para ofron kushte optimale mësimi për 70 nxënës dhe për 30 fëmijët e kopshtit.

Ndërtimi i Një Kopshti të Ri në Dushnik, Berat

Ndërtimi i Një Kopshti të Ri në Dushnik, Berat

Fëmijët që shkonin në kopshtin e fshatit Dushnik mblidheshin në dy prej klasave që ishin pjesë e shkollës fillore të këtij fshati. Kushtet ishin të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për 72 fëmijë të kopshtit dhe për këtë arsye TAP vendosi të ndërhynte duke ndërtuar një ndërtesë njëkatëshe në oborrin e shkollës. Kopshti i ri siguron tashmë kushte optimale për fëmijët në Dushnik.

Ndërtimi Nga e Para i Kopshtit në Fshatin Pashalli, Ura Vajgurore

Ndërtimi Nga e Para i Kopshtit në Fshatin Pashalli, Ura Vajgurore

Në fshatin Pashalli të Bashkisë së Urës Vajgurore, më shumë se 30 fëmijë të moshave 3 deri në 6 vjeç frekuentonin kopshtin në një ish-ndërtesë ushtarake. Infrastruktura dhe higjiena e godinës ishin në kushte shumë të rënda dhe rrezikonin shëndetin e fëmijëve. TAP vendosi të ndërtonte kopshtin nga e para, duke qenë i vetmi në këtë zonë ka një rëndësi te lartë për komunitetin.

Rehabilitimi i shkollës "7 Dëshmorët" në Roskovec

Rehabilitimi i shkollës "7 Dëshmorët" në Roskovec

Shkolla "7 Dëshmorët” ndodhet në fshatin Strumë, pjesë e Bashkisë së Roskovecit. Ndërtuar në vitin 1997, kjo shkollë nuk ishte rinovuar asnjëherë. Falë investimit të TAP-it në rinovimin e kësaj shkolle, 290 nxënës dhe 14 mësues tashmë përfituan nga kushtet moderne të studimit. Duke marrë parasysh kapacitetin në rritje të shkollës, 50 nxënës më shumë pritet të ndjekin arsimin në këtë shkollë.

Programi i Praktikave Profesionale

Programi i Praktikave Profesionale

TAP po zhvillon një Program Praktike Profesionale në Shqipëri, me qëllim që profesionistët e rinj, të arrijnë të kenë sukses edhe jashtë auditorëve të universiteteve. Përgjatë një periudhe gjashtë mujore, një grup i vogël studentësh të talentuar, do të kenë mundësi të punojnë në sektorët kryesorë të projektit dhe të trajnohen nga ekspertët më të mirë në industrinë e energjisë. Dy raundet e parë të Programit të Praktikës së TAP-it janë mbyllur me sukses, ndërsa raundi i tretë (prill-shtator 2018), është duke u zhvilluar.

36 Stola për Sheshin “Skënderbej” në Tiranë

36 Stola për Sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Sheshi “Skënderbej” është shëtitorja më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipëri. Si pjesë e programit të tij të investimit SEI, TAP-i vendosi t’i shtonte disa ngjyra këtij sheshi. Në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, TAP-i i dhuroi Bashkisë së Tiranës 36 stola ENZO. Këto stola janë prodhuar nga Muzeu "Quartier" i Vjenës, Austri.

1,000 Pemë për Qytetin e Tiranës

1,000 Pemë për Qytetin e Tiranës

Mjedisi dhe siguria janë në thelb të projektit TAP. Në mars të vitit 2018, TAP-i iu bashkua fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve duke dhuruar 1,000 selvi për Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit. Investimi kishte një vlerë prej 50,000 euro. Pemët e para u mbollën nga punonjësit e TAP-it dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pajisje për Fikjen e Zjarreve Masive

Pajisje për Fikjen e Zjarreve Masive

TAP-i dhuroi autoriteteve shqiptare 600 pompa shpine për fikjen e zjarrit dhe 100 uniforma të mbrojtjes nga zjarri. Këto pajisje iu mundësojnë zjarrfikësve të jenë më efikasë në rastet e fikjes së zjarreve masivë, si dhe ulin rreziqet e ekspozimit ndaj nxehtësisë. Këto pajisje iu dorëzuan shërbimet e emergjencës në të gjithë Shqipërinë, në gusht dhe shtator të vitit 2017.

Ndërtimi i Urës me dy korsi në Çorovodë

Ndërtimi i Urës me dy korsi në Çorovodë

Ura kryesore në qytetin shqiptar të Çorovodës ishte e ngushtë, në kushte jo të mira dhe kishte vetëm një korsi qarkullimi. Ura lehtëson aksesin për në spitalin e qytetit të Çorovodës dhe pika të tjera turistike në këtë zonë të Shqipërisë. TAP-i ndërhyri dhe ndërtoi një urë me dy korsi, e cila lejon tashmë transport më të sigurt duke mbështetur kështu ekonominë dhe turizmin vendas.

Ballkonet Panoramike mbi Kanionin e Osumit

Ballkonet Panoramike mbi Kanionin e Osumit

Të vizitoje Kanionin e Osumit, një nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë, ishte e vështirë dhe e rrezikshme. TAP-i dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) bashkëpunuan për ndërtimin e dy platformave panoramike moderne, duke i mundësuar akses më të mirë dhe më të sigurt më shumë se 15,000 turistëve, të cilët vizitojnë këtë vend çdo vit. Investimi i përgjithshëm arriti shifrat prej 132.000 € dhe rreth 100 persona u punësuan gjatë procesit.

TAP-i Rinovon Ambientet Sportive të një Shkolle në Fier

TAP-i Rinovon Ambientet Sportive të një Shkolle në Fier

Ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman, Fier ishin në kushte të vështira. Në vitin 2015, TAP-i vendosi t’i ofrojë komunitetit dhe 270 nxënësve, të cilët ndiqnin këtë shkollë, ambiente sportive tërësisht të rinovuar. Përveç palestrës së shkollës, TAP-i gjithashtu rinovoi oborrin dhe çatinë e shkollës.

Ofrimi i ndihmës gjatë dimrit të ashpër

Ofrimi i ndihmës gjatë dimrit të ashpër

Në kulmin e dimrit të ashpër të vitit 2016/2017, TAP-i ndihmoi rreth 1.300 familje nga 100 fshatra përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe përtej këtyre zonave. Nisma u zbatua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe autoritetet vendore.

Mbështetje e familjeve të përmbytura në fshatin Otllak

Mbështetje e familjeve të përmbytura në fshatin Otllak

Në shkurt të vitit 2016, fshati Otllak, në Urën Vajgurore u prek nga përmbytjet e mëdha. Duke mirëkuptuar nevojat e këtij komuniteti, TAP-i ofroi ndihma për rreth 220 familje, duke dhuruar pako emergjence.

Programi i Ndërgjegjësimit për Shëndetin dhe Sigurinë Rrugore

Programi i Ndërgjegjësimit për Shëndetin dhe Sigurinë Rrugore

Trafiku rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të sigurisë në Shqipëri. Në vitin 2016, 269 persona humbën jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Në përgjigje të kësaj situate, TAP-i ndërmori një program ndërgjegjësimi dhe edukimi të përqendruar te nxënësit dhe komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.