Skip to main content

Aksionarët e TAP-it

Aksionarët e TAP-it tashmë janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

SOCAR

SOCAR është një kompani e madhe energjetike në Evropë. Ndërsa fokusohet kryesisht në interesin ekonomik të popullit të Azerbajxhanit, ajo është njëkohësisht një kompani ndërkombëtare që menaxhon një numër operacionesh jashtë vendit. Kompania përmbush shumë funksione midis të cilave pjesën kryesore e zënë eksplorimi i fushave të naftës dhe gazit, prodhimi, përpunimi dhe transportimi i naftës, gazit dhe kondensatës së gazit. SOCAR gjithashtu tregton naftën dhe produktet petrokimike brenda vendit, si dhe në disa tregje ndërkombëtare.

Gjatë dekadës së fundit, SOCAR ka zgjeruar veprimtarinë e saj në Zvicër, Rumani, Turqi, Gjeorgji, Ukrainë, Azerbajxhan dhe vende të tjera. SOCAR luan një rol të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Evropës, pasi është furnizues i rëndësishëm i energjisë në BE. Pionieri i Korridorit të Gazit Jugor, SOCAR jep një kontribut të madh në Sigurinë Evropiane të Energjisë. Vizioni i kompanisë është që të bëhet një kompani e integruar vertikalisht e energjisë ndërkombëtare me përvojë të përparuar në efikasitetin e operimit, përgjegjësinë sociale dhe mjedisore.

SOCAR

BP

BP është një nga kompanitë prirëse botërore të naftës dhe gazit. Ne i prodhojmë ose i tregtojmë produktet tona në më shumë se 80 shtete, kemi punësuar mbi 85.000 punonjës dhe iu ofrojmë klientëve tanë karburant për transport, energji për ngrohje dhe ndriçim, shërbime me pakicë dhe produkte kimikate të naftës për artikuj që përdoren në jetën e përditshme.

Interesat dhe veprimtaritë tona mbulohen nga dy segmente biznesi: Kërkim e prodhim në burim, dhe rafinim e marketing në rrjedhën e poshtme. Veprimtaritë në Burim përfshijnë kërkim të naftës dhe të gazit natyror; zhvillimin e terrenit dhe prodhimin; transportimin e hidrokarbureve, magazinimin dhe përpunimin; tregtimin dhe shitjen e gazit natyror përfshirë gazin natyror të lëngshëm (LNG). Veprimtaritë në rrjedhën e poshtme, përfshijnë furnizimin dhe tregtimin, rafinimin, prodhimin, marketingun dhe transportin e naftës bruto, prodhimeve të naftës dhe kimikateve të naftës. Veprimtaritë në energjinë me karbon të ulët, e përqendruar kryesisht në karburantet biologjike, menaxhohen përmes punës sonë me Energji Alternative.

BP

Snam

Snam është një kompani europiane lider në ndërtimin dhe menaxhimin e integruar të infrastrukturës së gazit natyror. Ajo vepron dhe zhvillon rrjetin më të madh dhe më të aksesueshëm të tubacionit të Evropës (më shumë se 40,000 km), infrastrukturën më të madhe të magazinimit (kapacitet 19 bcm) dhe një nga terminalet e para të LNG të ndërtuara në Europë.

Investimet e Snam-it synojnë të lehtësojnë integrimin e rrjetit të Bashkimit Europian të Energjisë dhe të promovojnë gazin natyror si një nga shtyllat kryesore të energjisë mikse, të qëndrueshme.

Me rreth 3,000 punonjës, Snam është aktiv në transportin e gazit natyror, magazinimin dhe procesin e rigazifikimit. Snam gjithashtu operon, nëpërmjet partnerëve në Austri (TAG, GCA), Francë (TIGF) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (Interconnector UK).

Snam

Fluxys

Fluxys është një grup i pavarur infrastrukture gazi me seli në Belgjikë. Kompania është një operator i madh i tranzitit të gazit dhe oferta e saj kombinon transmetimin e gazit, magazinimin e gazit dhe magazinimin në terminale të gazit natyror të lëngëzuar (LNG). Aktive përmes Evropës, kompania fokusohet në operacione të sigurta, efiçente e të qendrueshme, shërbime të cilësisë së lartë të hartuara për të përmbushur pritshmëritë e larta dhe krijimin e vlerave afat-gjata për aksionerët e saj.

Përveç gazsjellësit, magazinimit dhe aseteve të magazinimit në terminale në Belgjikë (në pronësi dhe të operuara nga Fluxys Belgium, një kompani e listuar në NYSE Euronext), partneritetet e Fluxys përfshijnë pronësi në tubacionet e Interkonektorëve dhe tubacioneve BBL që lidhin Mbretërinë e Bashkuar me Evropën, terminalin e Dunkirk LNG në Francë, tubacionet e NEL dhe TENP në Gjermani, tubacionin Transitgas në Zvicër dhe infrastukturën e Swedegas në Suedi.

Fluxys

Enagás

Enagás është kompania lider për transmetimin e gazit natyror në Spanjë, si dhe menaxhere teknike e sistemit të gazit spanjoll. Në Spanjë ajo menaxhon 11,000 km tubacion gazi, pesë impiante për rigazifikimin dhe tre impiante strategjikë ku mbahet sasia rezervë.

Kompania është e pranishme në Meksikë, Kili, Peru, TAP dhe Greqi. Në Meksikë ajo zotëron 40% të impiantit të rigazifikimit të TLA Altamira dhe është e përfshirë në ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe të stacioneve të kompresorëve, ndërkohë që në Kili është aksioneria kryesore e terminalit në GNL Quintero. Kompania ka qenë e pranishme në Peru që prej 2014 përmes dy aseteve strategjike: Transportadora de Gas del Perú (TgP), ku zotëron 28.94% të aksioneve, dhe Compañía Operadora de Gas del Amazonas (Coga), ku zotëron 51% të aksioneve. Enagás është pjesë e konsorciumit që ka blerë 66% të operatorit Grek të gazit DESFA.

Enagás

Axpo

Grupi Axpo shpërndan energji elektrike në mënyrë të sigurt në Zvicër dhe në mbi 30 vende të tjera në Europë. Rreth 4,500 punonjës kombinojnë ekspertizën e 100 viteve të prodhimit të energjisë miqësore për klimën me forcën inovatore për një të ardhme me energji të qëndrueshme. Axpo është lider në tregun ndërkombëtar dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të posaçme lidhur me energjinë për klientët e saj.

Axpo