Skip to main content

Vlerat Tona

Në TAP ne besojmë se mënyra se si i arrijmë rezultatet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet. Për këtë arsye kemi krijuar një kulturë korporate në të cilën njerëzit tanë mund të zhvillohen dhe të punojnë së bashku në mënyrë të dobishme si një ekip.

Ne jemi gjithashtu të angazhuar të mëkojmë një mjedis pune të sigurt dhe me siguri për të gjithë punonjësit tanë.

Vlerat e TAP-it drejtojnë veprimtaritë tona dhe na tregojnë rrugën e duhur gjatë marrjes së vendimeve. Kur kemi dyshime, ato na ndihmojnë të sfidojmë dyshimet dhe veten tonë. Vlerat tona janë pjesë thelbësore e organizatës së TAP-it. Ato përbëjnë themelet e forta të mënyrës se si ne bëjmë biznes dhe si ndërveprojmë me palët tona të interesit.

Ekselenca - Punoni së bashku për të qenë më të mirët

  • Tregoni përkushtim, motivim dhe pasion
  • Tejkaloni sfidat duke punuar në bashkëpunim për të arritur zgjidhje të cilësisë së lartë.
  • Përpiquni të arrini përmirësim dhe zhvillim të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive.
  • Mbani një qëndrim të hapur ndaj ndryshimit dhe përshtatuni shpejt.

Njerëzit - Të respektueshëm dhe mbani një mendje hapur

  • Trajtoni çdokënd me respekt dhe vullnet të mirë.
  • Vlerësoni diversitetin në kulturë, gjini, moshë dhe personalitet.
  • Përforconi marrëdhëniet afatgjata të bazuara në besim me palët kyçe të interesit.
  • Arrini rezultatet më të mira duke punuar së bashku.

Integriteti - Bëj atë që thua dhe thuaj atë që bën

  • Përmbajuni udhëzimeve të kompanisë, Kodit të Sjelljes, vlerave të TAP-it dhe silluni në përputhje me to.
  • Shfaqni sjellje origjinale, të ndershme dhe të vërtetë.
  • Jini krenarë për TAP-in dhe veprimtarinë e tij.
  • Thoni çfarë mendoni dhe qëndrojuni besnik vendimeve që merrni.

Përgjegjshmëria - Veproni në mënyrë të sigurt dhe kujdesuni për të ardhmen

  • Tregoni kujdes për individët, shoqërinë, natyrën dhe burimet.
  • Angazhohuni tërësisht ndaj standardeve dhe masave të sigurisë.
  • Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe këmbëngulni për tolerancë zero ndaj dëmit.
  • Tregoni përgjegjësi ndaj kompanisë dhe veproni me kujdes.