Skip to main content

Censusi dhe Inventari i Aseteve (CAI)

Të gjithë pronarët dhe përdoruesit e tokave, mundësisht të ndikuar dhe që janë identifikuar gjatë fazës së mëparshme të projektit, takohen personalisht nga kontraktorët e TAP-it. Ata do të kryejnë një inventar dhe inspektim të parcelave të tokës, përfshirë strukturat dhe të mbjellat aktuale në to. 

Të gjithë pronarët dhe përdoruesit e identifikuar gjatë përditësimit të dhënave të kadastrës dhe që mund të ndikohen nga projekti u takuan personalisht me kontraktorët e TAP-it. Ata së bashku kryen një inventar të aseteve në parcelat e tokës, duke përfshirë dhe strukturat dhe të mbjellat aktuale. 

Ky anketim njihet si Censusi dhe Inventari i Aseteve (CAI) dhe përfshin intervista me pronarët dhe përdoruesit e tokave përgjatë të gjithë gjurmës së TAP-it. Përmes përdorimit të një pyetësori të veçantë, anketuesit konfirmuan të dhënat për parcelat, të mbjellat, pemët dhe asete të tjera me pronarët dhe përdoruesit e tokave. 

Të dhënat e mbledhura gjatë CAI-it krijuan bazën për përllogaritjen e vlerës së kompensimit për Personat e Ndikuar nga Projekti. Pas procesit të CAI-it dhe pas përpunimit të të dhënave të mbledhura, TAP-i i paraqiti çdo pronari dhe përdoruesi toke, një ofertë kompensimi me shkrim dhe i ftoi ata ta shqyrtojnë dhe më pas të nënshkruajnë marrëveshje vullnetare me TAP-in, përpara fillimit të ndërtimit. 

Anketimi Social-Ekonomik në Greqi

Në Greqi u përzgjodh një kampion nga popullata dhe u intervistua për të mbledhur të dhëna për një bazë të dhënash social-ekonomike. Kjo bazë do të përdoret për vlerësimin e kontributit të TAP-it për përmirësimin e nivelit deh mënyrës së jetesës.

 

Censusi dhe Inventari i Aseteve në Shqipëri

Në Shqipëri është kryer një Census dhe Inventar Asetesh (CAI), për të përcaktuar se çfarë ndikohet saktësisht nga TAP-i për secilin pronar dhe përdorues toke individualisht. 

Gjatë procesit TAP-i:

  • Identifikoi të mbjellat dhe strukturat që ndikohen nga projekti. 
  • Mblodhi të dhëna social-ekonomike për të gjitha familjet e ndikuara dhe identifikoi pikat e dobëta të mundshme.

Specialistët e kontraktorëve LEA kanë ndërmarrë një anketim të parcelave dhe personave të ndikuar nga instalimet e projektit. 

Procesi CAI vijon për segmentet e tubacionit ku kërkohet një devijimi, si rrjedhojë e ndryshimeve në projekt.